Reagon Thaçi: Vrasja e Qerim Kelmendit tinëzare dhe mizore

  • 27 shkurt 2020 - 12:12
Reagon Thaçi: Vrasja e Qerim Kelmendit tinëzare dhe mizore

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar për vrasjen e Qerim Kelmendit, i cili u gjet i djegur në veturë, në orët e para të mëngjesit. Thaçi e quan “vrasje mizore, të tmerrshme e mizore”.

Presidenti Thaci thotë se është tronditur kur dëgjoi për vrasjen e njërit prej luftëtarëve më të hershëm të UCK’së, duke iu bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin sa më shpejt vrasjen e Kelmendit. 

“Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi.

Në fund, Thaçi ka premtuar se do të përdorën të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur vrasjen.

“Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore”.

Qerim Kelmendi u gjet i vrarë dhe i djegur në veturë rreth orës 1:20 të së enjtes, në fshatin Zahaq të Pejës.

(Kosova Sot Online)