LDK’ja nuk e voton propozimin e sotshëm të Kurtit

  • 27 February 2020 - 21:50
LDK’ja nuk e voton propozimin e sotshëm të Kurtit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë në mbledhjen e qeverisë propozimin e sotshëm të Kurtit për heqjen e taksës.

“LDK’ja nuk e voton në mbledhjen e qeverisë propozimin e Kurtit për heqjen e taksës”, është shprehur Hoti.

Hoti tutje tha se “Nëse Serbia nuk reflekton, ne shkojmë me masën e reciprocitet”.

Gjithashtu Hoti tha se nëse nesër hiqet taksa pa kushte dhe pa reciprocitet, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për dialog.

“Nëse taksa hiqet nesër, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për ta rifilluar dialogun”, është shprehur Hoti.

 “Java tjetër është momentum i rëndësishëm në zhvillimin e dialogut”, shtoi Hoti.

(Kosova Sot Online)