“Njësoj sikur të ishim në luftë” — çfarë ndodh brenda “Wuhani” të Italisë

  • 28 shkurt 2020 - 07:54
“Njësoj sikur të ishim në luftë” — çfarë ndodh brenda “Wuhani” të Italisë

Rrugët janë bosh, shkollat ëjanë mbyllur, grilat e restoranteve dhe dyqaneve janë ulur. Qyteti italian i Kodonjës, i cilësuar nga të gjitha mediat si “Wuhani” i Italisë, është kthyer tanimë në një qytet fantazmë, shkruan Tower FM.

“Askush nuk mund të largohet dhe askush nuk mund të hyjë”, thotë Antonio Bernocchi, banor i Kodonjës, nga ku edhe shpërtheu për herë të parë epidemia e koronavirusit në Itali.

“Është një situatë e rëndë: gjithçka është e mbyllur, ka shumë pak njerëz jashtë. Dhe ata pak banorë që të zë syri në rrugë të shikojnë në një mënyrë të çuditshme”.

Nga ky qytet i vogël me 15,000 banorë u shfaq për herë të parë koronavirusi në vend fqinj. Një banor në fund të 30-tave u sëmur rëndë dhe e përhapi virusin tek të dy miqtë e tij, të cilët infektuan më pas dhjetëra njerëz në spitalin e qytetit.

Së bashku me 10 qytete të tjera në Italinë e veriut, Kodonjo është vendosur në karantinë që prej fillimit të shpërthimit të epidemisë. Nëpër rrugët e qytetit sheh vetë pikat e kontrolli, polici dhe tenda me ushqime për banorët. Gazetat italiane e quajnë Kodonjon “Wuhani i Italisë”, duke e krahasuar me qytetit kinez ku u shfaq për herë të parë virusi dhjetorin e kaluar. Autoritetet i referohen si “zona e kuqe”.

(Kosova Sot Online)