“Vajtoja me shpirt për shpirtin tim”/ Flet vajza që ulërinte për nënën e vrarë në Durrës

  • 28 February 2020 - 10:46
“Vajtoja me shpirt për shpirtin tim”/ Flet vajza që ulërinte për nënën e vrarë në Durrës

Durrësi u trondit dy ditë më parë nga një ngjarje e rëndë. Burri i mori jetën gruas së tij në dyqanin e tyre që ndodhej në mes të qytetit bregdetar.

Xhiron e rrjetit e bëri video e dhimbshme e vajzës së çiftit, Anës, e cila qante e ulërinte me sa kishte në kokë duke kërkuar që të shikonte të ëmën.

Disa orë më parë, ajo ka bërë një postim prekës në llogarinë e saj në Facebook, duke dhënë gjithashtu një mesazh të fuqishëm pas humbjes së mamasë së saj.

Ruzhdi Tasuni 63-vjeç vrau Hajdie Tasunin 58-vjeçe pas një debati lidhur me shitjen e dyqanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  11:35 në lagjen Nr. 12 në dyqanin e metrazheve në pronësi të familjes.

Postimi i vajzës

Ju lutem jepini sa me shume share
Une jam vajza e videos se famshme. Une jam Ana. Vajza e vogel e Dijes. Une jam ajo qe ulerija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nenen time te fatkeqe, nenen time te mjere. Nenen qe kaloj gjithe jeten ne vuajtje per te na rritur ne. Po e bej kete postim per ju portale te famshme dhe per ju njerez qe villni vrer e perfitoni ne hallin qe me ka zene mua sonte. Ne ate hall qe une do mbaj gjithe jeten mbi supe. Ju sigurisht e pas dy tre ditesh nuk do e kujtoni me emrin tim apo te nenes time.

Me shume mundesi pas nje muaj do keni harruar dhe ngjarjen. Po ju shkruaj qe tju bej nje thirrje te gjitheve. Fshini videon time, mos u merrni më me mua. Mjaft e keqperdoret per disa like te felliqura apo komente. Une jam ajo qe trokiti dyer te afermish qe benin sikur sma dinin hallin, dyer doktorash qe me percollen duke me then qe skam pse shqetesohem, dyer policash qe se gjykuan si shume te rendesishem rastin e mamase time.

Po mami im, Dija ime, ishte nje grua e zakonshme me nje fuqi te jashtzakonshme, qe duroj 30 vjet ne nje martese, punoj me ndershmeri per te rritur e shkolluar tre vajza. Dija mund te ishte motra jote, mami jote, vajza jote.

Dija e mund te jete te gjitha keto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen ne shtepine ngjitur dhe ben sikur se degjon se nuk eshte puna jote. Dhe sot ti poston per Dijen, komenton per Dijen, flet per Dijen. Epo sot ajo s’te degjon dot me. Mjaft o njerez te felliqur, mjaft u moret me ne tani qe qe sjau kemi me nevojen. Une jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj qe ti mos te behesh kurre Ana.

(Kosova Sot Online)