Zylfie Haklaj reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit

  • 28 February 2020 - 11:30
Zylfie Haklaj reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit

Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj të vrarë para vitit 2000 në Kosovë ka reaguar për vrasjen e Qerim Kelmendit dje në Pejë, i cili ishte edhe ish-ushtar i UÇK-së.

Haklaj e ka ngushëlluar vëllaun e Qerim Kelmendit, Ibrahimin, përmes një postimi në profilin e tij.

“Ngushllime per Qerim Kelmndin!
Zoti ju Forcofte per te perballuar kete dhimbje te madhe. Pushofte ne paqe Qerim Kelmendi.
Lavdi jetes dhe vepres tije Heroike, do te jete i pavdekshem”, ka shkruar ajo.

Qerim Kelmendi ndryshe ishte bashkëluftëtar i Ilir Konushevcit, i vrarë në rrethana misterioze.

Në lidhje me vrasjen e Ilir Konushevcit kishte folur edhe vetë Zylfija në njërin nga dokumentarët e transmetuar së fundmi për familjen Haklaj.

(Kosova Sot Online)