Arrestohen katër persona, e sulmuan në gjendje të dehur viktimën

  • 28 February 2020 - 11:47
Arrestohen katër persona, e sulmuan në gjendje të dehur viktimën

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë arrestuar, pasi që në gjendje të dehur kanë sulmuar një person.

Viktimës i kanë shkaktuar lëndime trupore për të cilat i është ofruar ndihmë mjekësore.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“ Raportohet se janë arrestuar katër (4) të dyshuar m/kosovarë, pasi që të njëjtit në gjendje të dehur kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar, me ç’rast viktimës i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat i është ofruar ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)