Qeveria shkarkoi bordin e drejtorëve të “Infrakos”-it

  • 28 February 2020 - 12:24
Qeveria shkarkoi bordin e drejtorëve të “Infrakos”-it

Qeveria e Kosovës të premten ka votuar për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të kompanisë që merret me menaxhimin e hekurudhave, “Infrakos”.

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka thënë se bordi duhet të shkarkohet, pasi që ka dështuar të ndërmarrë masa ndaj shefit të ndërmarrjes, të akuzuar për keqpërdorim.

Poashtu Qeveria e Kosovës ka shkarkuar sot gjashtë drejtorët e ndërmarrjes publike Trepça.

Kjo u bë me propozim të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdarit.

”I propozoj qeverisë që të shkarkoj drejtorët në ndërmarrjen Trepça. Sipas ligjit, qeveria duhet t’i shkarkojë drejtorët kur ka arsye që i kanë shkelur detyrat. Në rastin e Trepçës, bordi ka lejuar veprime që bien ndesh me interesin e ndërmarrjes”, ka deklaruar Hajdari, derisa ka përmendur edhe konkursin e fundit, për të cilën janë mbajtur protesta.

Qeveria e ka votuar propozimin e Hajdarit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

(Kosova Sot Online)