Qeveria shfuqizon vendimin që favorizonte ish-këshilltarin e Haradinajt

  • 28 February 2020 - 12:32
Qeveria shfuqizon vendimin që favorizonte ish-këshilltarin e Haradinajt

Në Mbledhjen e Qeverisë u shfuqizuan dy vendimet e Qeverisë së kaluar për ndryshimin e politikave fiskale për prodhimin e duhanit dhe heqjen e akcizës për prodhuesit vendorë të duhanit.

“Ne besojmë se këto vendime nuk janë të drejta dhe çrregullojnë tregun”, ka thënë ministri i Financave, Besnik Bislimi.

Në lidhje me heqjen e akcizës për prodhimin e duhanit, janë shfuqizuar dy vendime.

Media pati raportuar se me këtë vendim, qeveria e kaluar po e favorizonte këshilltarin e ish-kryeministrit Haradinaj, Gazmend Abrashi, i cili është pronar i fabrikës së duhanit në Gjilan.

(Kosova Sot Online)