Qeveria merr vendimin e madh, hidhet hapi i parë drejt Vettingut

  • 28 February 2020 - 13:06
Qeveria merr vendimin e madh, hidhet hapi i parë drejt Vettingut

Qeveria e Kosovës të premten ka ndërmarrë hapin e parë drejt nisjes së procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë në vend.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Grupit të Ekspertëve të Pavarur për draftimin e skenarëve dhe elementet e reformës së Vetingut në Sistemin e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Grupi i Ekspertëve do të jetë plotësisht i pavarur dhe më 30 maj i njëjti do t’ia paraqesë qeverisë një raport rreth kësaj çështjeje.

“Të ofrojë një pasqyrë të qartë të skenarëve nga më i thelluari deri te më sipërfaqësori mbi tëcilët mund të bazohet reforma e vetingut tësistemit tëdrejtësisë, nëdritën e sëdrejtës kushtetuese dhe sistemit ligjor të Kosovës, parimeve ndërkombëtare të pavarësisë panshmërisë integritetit dhe profesionalizmit të funksionit gjyqsor dhe prokurorial. Të përcaktojë elementet e reformës së vetingut nësistemin e drejtësisë sipas secilit skenar apo alternative të identifikuar dhe të identifikojë rreziqet mundësitë dhe përparësitë e elementit ndërkombëtar nëprocesin e vetingut dhe mënyrën se si duhet të ushtruar përpjekja për tëndëruar konsensusin parlamentar për njëndryshim të tillëndryshim madhor”, ka thënë ministrja.

“Grupi i ekspertëve deri më datë 30 maj do t’i paraqesë qeverisëdhe ministrisësëdrejtësisëdo t’i paraqes njëraport me skenar apo alternative për reformën e vetingut nësistemin e drejtësisësi dhe opsionet qëduhet ndjekur për realizimin e reformës së vetingut në sistemin e drejtësisë të mbështetur në objektivitet integritet profesional dhe më sëshumti në parimet që e bëjnë reformën tëmbrojtur nga interferimi i kujtdo”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka njoftuar se Kryesues i këtij ekipi do të jetë Qerim Qerimi, kurse anëtarë Avni Kuka, Visar Morina, Fisnik Korenica, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Ardiana Qosja, Arton Demhasaj, Kreshnik Gashi e Kujtim Kërveshi.

(Kosova Sot Online)