Bora e rënë ka paralizuar këtë pjesë të Kosovës

  • 28 February 2020 - 15:06
Bora e rënë ka paralizuar këtë pjesë të Kosovës

Rruga që dërgon nga Prizreni për në Komunën e Dragashit është bërë e pakalueshme pas reshjeve të sotme të borës.

Në vendin e quajtur si “Laku i keq”, dhjetëra makina janë bllokuar dhe është paralizuar plotësisht komunikacioni.

Në fotografitë e publikuara shihet që rruga Prizren-Dragash nuk është pastruar fare.

(Kosova Sot Online)