Takimi Kurti – Mustafa do të mbahet në Qeveri

  • 28 February 2020 - 16:29
Takimi Kurti – Mustafa do të mbahet në Qeveri

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa së bashku me nënkryetaren e partisë, Vjosa Osmanin janë nisur për në qeveri, aty do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, raporton media nga vendi i ngjarjes.

Fillimisht, Mustafa ka shkuar në Kuvend të Kosovës, në zyrën e grupit parlamentar, për të vazhduar pastaj së bashku me kryeparlamentaren Osmani, për në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.

Me Kurtin, Mustafa dhe Osmani do të diskutojnë lidhur me propozimin që dje e bëri Kurti në konferencë për media, për heqje të taksës me kushte si dhe për reciprocitetin.

(Kosova Sot Online)