Qëlloi 10 herë mbi policinë para se të vetëvritej, detaje nga operacioni për kapjen e Fatmir Kolecaj

  • 28 February 2020 - 18:45
Qëlloi 10 herë mbi policinë para se të vetëvritej, detaje nga operacioni për kapjen e Fatmir Kolecaj

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni policor, ku 47 vjeçari Fatmir Kolecaj, autor i vrasjes së dyfishtë në Rrëshen u vetëvra, pasi plagosi një efektiv policie.

Fatmir Kolecaj, 47-vjeçari në kërkim për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe vëllait të saj në Rrëshen, qëlloi 10 herë ndaj policisë që e kishte rrethuar në shtëpi para se të vetëvritej për të mos rënë në pranga.

Plumbat e qëlluar nga 47-vjeçari plagosën lehtë një prej efektivëve të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës që ishin angazhuar në operacion në fshatin Zejmen.

Policia i ka bërë thirrje disa herë për të dorëzuar, por Kolecaj u është përgjigjur me armë ndërsa në fund kreu vetëvrasje.

Trupi i pajetë u gjet në tualetin e shtëpisë.

Gjatë kontrollit policia gjeti edhe armën me të cilën Kolecaj dyshohet se vrau motër e vëlla Esmeralda dhe Vladison Filopati dhe veten.

Në shtëpinë e 47 vjeçarit u gjetën dhe dy granata.

Burimet thanë për Ora se Fatmir Kolecaj pas krimit në Kodër Rreshën  ishte kthyer në këmbë përmes maleve në Zejmen.

Ai ishte pikasur nga forcat e policisë që më pas e rrethuan në banesë pas 48 orëve në arrati.

Blutë thanë se kishin hartuar një plan masash dhe kishin kërkuar edhe përforcimin nga Forcat Speciale për kapjen e 47 vjeçarit që kundërshtoi prangosjen me armë zjarri.

(Kosova Sot Online)