Dalin rezultatet, shtatë persona tjerë të testuar në Kosovë nuk janë me koronavirus

  • 28 February 2020 - 20:43
Dalin rezultatet, shtatë persona tjerë të testuar në Kosovë nuk janë me koronavirus

Shtatë persona në Kosovë, për të cilët dyshohej se janë infektuar me koronavirus, nuk janë të prekur nga Covid-19.

Rezultatet e testimit të tyre për koronavirus kanë dalë negative.

Kështu ka njoftuar përmes një komunikatë për medie, Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Kosovë.

“ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 28 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për shtatë raste të dyshimta në COVID-19. Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2. Me datë 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar shtatë pacientë.në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, IKSHPK, ka bërë të ditur edhe numrin e personave që janë testuar nëpër pikat kufitare të kalimit në Kosovë dhe në Aeroportin “Adem Jashari”.

“Nga data 01.02.2020 deri me 28.02.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 687 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 172 udhëtarë, Vërmicë 302, Merdare 170, Hani i Elezit 22, Dheu i bardhë 14 dhe Kullë 7 udhëtarë”, njofton IKSHPK-ja.

Komunikata e IKSHPK’së:

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Nga data 08.02 deri me 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 30 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 28 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për shtatë raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Me datë 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar shtatë pacientë.në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative me virusin SARS-CoV-2.

Nga data 01.02.2020 deri me 28.02.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 687 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 172 udhëtarë, Vërmicë 302, Merdare 170, Hani i Elezit 22, Dheu i bardhë 14 dhe Kullë 7 udhëtarë.

(Kosova Sot Online)