Hyrjet e paligjshme të emigrantëve nga Turqia, vjen reagimi i Greqisë

  • 28 February 2020 - 21:38
Hyrjet e paligjshme të emigrantëve nga Turqia, vjen reagimi i Greqisë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha sot se vendi i tij nuk do t’i tolerojë migrantët që hyjnë në mënyrë të paligjshme nga Turqia.

“Një numër i konsiderueshëm migrantësh e refugjatësh janë mbledhur në grupe të mëdha në kufirin tokësor greko-turk dhe kanë tentuar të hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme”, shkroi Mitsotakis në Twitter.

“Dua të jem i qartë, nuk do të tolerohet asnjë hyrje e paligjshme në Greqi. Ne jemi duke rritur sigurinë tonë kufitare”, shtoi ai.

Mitsotakis, i cili është përpjekur të lehtësojë barrën e vendit të tij në lidhje me dhjetëra mijëra migrantët e bllokuar në tokën e tij, theksoi se Greqia nuk mban përgjegjësi për ngjarjet tragjike në Siri dhe nuk do të vuajë pasojat e vendimeve të marra nga të tjerët.

(Kosova Sot Online)