Heldt thotë se është hapur rruga e normalizimit të marrëdhënieve Kosove-Serbi

  • 29 February 2020 - 10:12
Heldt thotë se është hapur rruga e normalizimit të marrëdhënieve Kosove-Serbi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e ka quajtur inkurajues dhe të rëndësishëm, hapin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind nga lënda e parë e në mallrat serbe dhe atyre të Bosnjës e Hercegovinës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Heldt ka thënë se kjo mund të qojë në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Tani duhet të çojë në një proces konstruktiv për heqjen e barrierave të tregtisë dhe lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe rindërtimi në një dialog që çon në normalizim të plotë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)