Nisin homazhet për Qerim Kelmendin

  • 29 February 2020 - 13:55
Nisin homazhet për Qerim Kelmendin

Kanë filluar të bëhen homazhet për veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendin.

Ngjarja është duke u zhvilluar në sheshin “Shkelzen Haradinaj” në Pejë.

Pjesëmarrës në këto homazhe janë shumë qytetarë dhe ish-bashkëpunëtorë të tij.

Kujtojmë se para dy ditësh, Kelmendi është gjetur i vrarë dhe i djegur në fshatin e tij në Zahaq të Pejës.

(Kosova Sot Online)