Ligji i pagave, akuza të rënda ndaj Avokatit të Popullit dhe Gjykatës Kushtetuese

  • 29 February 2020 - 15:04
Ligji i pagave, akuza të rënda ndaj Avokatit të Popullit dhe Gjykatës Kushtetuese

“Ky ligj i dërguar për opinion nga Avokati i Popullit, po përdoret, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, si një mjet shantazhi dhe presioni, i orkestruar nga ish-PANI-stët, për qeverinë e re, të koalicionit LVV – LDK. Ndaj, për këtë, ngjallet dyshimi se mos vallë, po shndërrohet Gjykata Kushtetuese, në një mjet besnike të shantazhuar dhe të dirigjuar nga ish-koalicioni PAN, për të ngjallur reaksione dhe pakënaqësi, nga të punësuarit, që prekën nga kjo masë e pezullimit të ligjit, për të ngjallur pakënaqësi të qytetarët e karakterit social. Kjo praktikë e kontrollit të institucioneve të pa varura nga politika, për interesat e tyre të pa sinqerta duhet të ndërpritet”, thotë Aliu për “Kosova Sot Online”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta vazhdojë pezullimin e ligjit për Paga për zyrtarët publik deri më datë 28 prill.

Ky është vendimi i dytë që kjo gjykatë merr për pezullimin ne zbatimit të këtij ligji, ngase edhe më 19 nëntor të vitit të kaluar, kushtetuesja pati vendosur që ta pezullojë vendimin e zbatimit të këtij ligji por, aso kohe ishte caktuar kufiri kohor deri më 30 mars.

Kundër kësaj loje, zvarritjes dhe vazhdimit të paqartësive për fatin e këtij ligji, kanë reaguar edhe analistët politikë, sipas të cilëve kjo zgjatje e afatit të masës së përkohshme të zbatimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese, është i pa drejtë dhe krejtësisht i qëllimshëm, dhe i orkestruar si një lloj shantazhi për të krijuar sfida dhe probleme në funksionimin e qeverisë së re të Kosovës.

Image
Bislim Aliu

“Pa dyshim, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka vendosur që të merr edhe një vendim tjetër të ri, konsideroj të pa drejtë, që ta vazhdojë pezullimin e ligjit për paga, për zyrtarët publik, deri me datën 28 prill. Zatën është i pa drejtë dhe provokativ, ky është vendimi i dytë , që kjo gjykatë e merr për pezullimin në zbatimin e këtij ligji, me që edhe me 19 nëntor, të vitit të kaluar, kushtetuesja pati vendos që ta pezullojë vendimin e zbatimit të këtij ligji deri më 30 mars dhe përfituesit nga ky ligj kanë pritur që problemi i ngritur do të merr epilogun final së pakur në fund të marsit, por kjo tani po vazhdohet edhe për dy muaj të tjerë, deri në muajin maj, sepse tani kemi vazhdimin e pezullimit të të njëjtit ligj, deri në fund të muajit prill”, thotë analisti politik, Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, në këtë rast Gjykata Kushtetuese, por edhe Avokati i Popullit që e ka dërguar Ligjin për ta kontestuar, janë shndërruar në instrument të partive politike në opozitë, që tani po i kundërvihen pozitës.

“Ky ligj i dërguar për opinion nga Avokati i Popullit, po përdoret, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, si një mjet shantazhi dhe presioni, i orkestruar nga ish-PANI-stët, për qeverinë e re, të koalicionit LVV–LDK. Ndaj, për këtë, ngjallet dyshimi se mos vallë, po shndërrohet Gjykata Kushtetuese, në një mjet besnike të shantazhuar dhe të dirigjuar nga ish-koalicioni PAN, për të ngjallur reaksione dhe pakënaqësi, nga të punësuarit, që prekën nga kjo masë e pezullimit të ligjit, për të ngjallur pakënaqësi të qytetarët e karakterit social. Kjo praktikë e kontrollit të institucioneve të pa varura nga politika, për interesat e tyre të pa sinqerta duhet të ndërpritet”, deklaron Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)