S’ka më investime në autostrada, Qeveria Kurti do të investojë në kanalizim e ujësjellës

  • 29 February 2020 - 15:36
S’ka më investime në autostrada, Qeveria Kurti do të investojë në kanalizim e ujësjellës

Investimet në autostrada duket se do të marrin fund me ardhjen e Albin Kurtit në krye të ekzekutivit. Tash e tutje, investimet do të fokusohen në kanalizim, ujësjellës e trotuara.

Kështu ka bërë të ditur vetë Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Investimet në infrastrukturë do të fokusohen në rrjetet e kanalizimeve, ujësjellësve, trotuarve dhe ndriçimeve për të rritur sigurinë, pastërtinë, dhe mobilitetin, por edhe në zgjerimin e rrugëve të cilat lidhin komunitetet”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka përmendur edhe 10 temat kryesore të cilat do t’i trajtojnë në mbledhje të prira nga sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia. 

(Kosova Sot Online)