Paralajmërimi: Ja rruga e vetme për shkarkimin e Hashim Thaçit

  • 29 February 2020 - 17:00
Paralajmërimi: Ja rruga e vetme për shkarkimin e Hashim Thaçit

Duhet të shikohet edhe për ndonjë shkelje tjetër të mundshme të kushtetutës. Hashim Thaçi ka folur në media shumë gjëra, edhe për shkëmbim territori me Serbinë, por Gjykata Kushtetuese nuk besoj që i merr parasysh deklaratat gojore pa ndonjë dokument zyrtar. Sidoqoftë, qeveria duhet të kontaktoje njohësit e kushtetutës për të parë se ku ka bërë shkelje presidenti, në mënyrë që të shkarkohet, qoftë përmes Gjykatës Kushtetuese, qoftë përmes Kuvendit. Në të kundërtën do të ishte vetëm humbje kohe. Kosova ka me mijëra probleme. Do të ishte qershia mbi tortë nëse shkarkohet”, thotë Krasniqi “Kosova Sot Online”. 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, hetime për presidentin e vendit Hashim Thaçi, lidhur me një marrëveshje që si kryeministër e kishte nënshkruar me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, marrëveshje kjo e cila nuk ia lejon Kosovës që t’i dërgojë forcat e FSK-së në veri të Kosovës. 

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këto zhvillime të fundit dhe zbulimit të këtij dokumenti, që është konsideruar sekret deri më tani, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Faik Krasniqi. 

 “Nuk është sekret që Mitrovica e Veriut është e ndarë. Por as pjesa tjetër e Veriut të Kosovës. Për t'u shkarkuar Presidenti nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duhet të ketë argumente të forta juridike. Kështu thonë edhe njohësit e Kushtetutës. Nëse mbajtja sekret e marrëveshjes së presidentit Thaçi me NATO-n për mos lejimin e operimit të FSK-së në Veri të Kosovës është antikushtetuese, atëherë nga koalicioni qeverisës duhet të dërgohet në Kushtetuese për shkarkimin e tij”, thotë analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online” .

Më tej, Krasniqi shprehet se duhet mbledhur argumente të bollshme për dërgimin e Thaçit në Gjykatë Kushtetuese, në mënyrë që nisma të mos refuzohet.

“Barra kryesore për të konstatuar shkeljen e Kushtetutës nga Hashim Thaçi i bije Qeverisë e cila përmes ekspertëve të saj të brendshëm dhe të jashtë, të gjej argumente të qëndrueshme dhe të pa kontestueshme.  Duhet të shikohet edhe për ndonjë shkelje tjetër të mundshme të kushtetutës. Hashim Thaçi ka folur në media shumë gjëra, edhe për shkëmbim territori me Serbinë, por Gjykata Kushtetuese nuk besoj që i merr parasysh deklaratat gojore pa ndonjë dokument zyrtar. Sidoqoftë, qeveria duhet të kontaktoje njohësit e kushtetutës për të parë se ku ka bërë shkelje presidenti, në mënyrë që të shkarkohet, qoftë përmes Gjykatës Kushtetuese, qoftë përmes Kuvendit. Në të kundërtën do të ishte vetëm humbje kohe. Kosova ka me mijëra probleme. Do të ishte qershia mbi tortë nëse shkarkohet”, përfundon analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)