“Marrëveshja sekrete”, vijnë akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit

  • 01 March 2020 - 07:37
“Marrëveshja sekrete”, vijnë akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit

“Mos lejimi i FSK-së në Veri të Kosovës dhe kërkesa e ish Kryeministrit të saj tregon se ndarja e Kosovës paska qenë shumë më e hershme se sa kur kjo që “shpërtheu” e doli si ide. Pra ashtu sikurse fusnota e vitit 2012 edhe kjo marrëveshja “sekrete”nga ana e Thaçit i paskan paraprirë dakordësisë për ndarjen e Kosovës, për korrigjimin e kufijve. Vjen natyrshëm pyetje se: kush ka qenë i interesuar që në Veri të Kosovës të mos ketë trupa të FSK-së . Dhe kuptohet që Serbia nuk dëshiron që të ketë ushtarë të Republikë së Kosovës në Veri”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i së drejtës, Skënder Kapiti kërkon që të merren masa urgjente për inicimin ë nismës së adresimit të përgjegjësisë kushtetuese, për shkelje të rëndë të Kushtetutës nga presidenti Hashim Thaçi, pas bërjes publike nga ana e kryeministrit Albin Kurti, të marrëveshjes së fshehtë e cila është nënshkruar në Bruksel në vitin 2013, dhe e cila nuk ju lejon trupave të FSK-së qasje në veri të Kosovës.

Sipas Kapitit, Kushtetuta është mbi ligjin dhe mbi pushtetin në demokraci, ajo duhet të respektohet në përpikëri nga të gjithë, e aq me tepër nga drejtuesit e institucioneve të shtetit, të cilët betohen në kushtetutë që në fillim të marrjes së mandatit të tyre.

Image
Skender Kapiti

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke kërkuar hetimin e marrëveshjes e cila nuk i lejonte Kosovës dërgimin e forcave të FSK-së në veri të Kosovës është një e drejtë ligjore dhe konstitucionale, pasi nëse kjo marrëveshje rezulton e vërtetë, atëherë ish Kryeministri Thaçi ka cenuar Sovranitetin e Kosovës. Këtu nuk është rasti dhe nuk përbën justifikim “fakti” por që në fakt nuk është as fakt, se ta denoncosh këtë marrëveshje je kundër NATO-s, por kjo ka të bëjë me faktin se a e njeh Presidenti i Kosovës Pavarësinë, tërësinë dhe sovranitetin territorial të saj, a e njeh ai Kushtetutën e Kosovës. NATO në Kosovë është për të garantuar dhe mbrojtur Kosovën , territorin e saj dhe nuk ishte e nevojshme një marrëveshje e tillë, por kjo e rëndon dhe e vë para përgjegjësisë ish kryeministrin se përse dhe çfarë e nxiti atë për një marrëveshje të tillë krejtësisht të panevojshme por ama të dëmshme për Kosovën”, thotë eksperti i së drejtës, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ndalesa për qasjen e FSK-së në veri është tregues se është bërë edhe ndarja faktike e këtij territori të shtetit, vetëm se kjo ndarje nuk e ka marr akoma edhe elementin tjetër, atë juridik.

“Mos lejimi i FSK-së në Veri të Kosovës dhe kërkesa e ish Kryeministrit të saj tregon se ndarja e Kosovës paska qenë shumë më e hershme se sa kur kjo që “shpërtheu” e doli si ide. Pra ashtu sikurse fusnota e vitit 2012 edhe kjo marrëveshja “sekrete”nga ana e Thaçit i paskan paraprirë dakordësisë për ndarjen e Kosovës, për korrigjimin e kufijve. Vjen natyrshëm pyetje se: kush ka qenë i interesuar që në Veri të Kosovës të mos ketë trupa të FSK-së . Dhe kuptohet që Serbia nuk dëshiron që të ketë ushtarë të Republikë së Kosovës në Veri. Roli kryesor i NATO-s është ruajtja e integritetit territorial të Kosovës të çliruar prej saj dhe prej UÇK-së, paraardhëses së FSK-së. Duhet të përgjigjen edhe ata të cilët kryen transformimin e UÇK-së në FSK duhet të përgjigjen pasi Ushtria Çlirimtare e Kosovës duhej të quhej pas çlirimit të Kosovës, Ushtria e Kosovës dhe jo të shndërrohej në FSK”, shton Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Kapiti thekson se nuk duhet lejuar që një figurë kontraverse që punon kundër interesit të shtetit të vetë, sikur është Hashim Thaçi, të lejohet të vazhdojë të fshihet para kinse përcaktimit properëndimor dhe pro amerikan, pasi e vërteta po del kundër me veprimet që i ka bërë dhe po i bënë akoma.

“Pra kjo kërkesë e Kryeministrit të Kosovës për hetimin e rastit në fjalë shërben për një hetim akoma më të thellë edhe të shkeljeve të tjera të Kushtetutës së Kosovës me pasoja e dëme të mëdha që i kanë ardhur Kosovës. Interesi kombëtar është më i madh se gjithçka tjetër, dhe askush nuk mund të fshihet dhe as të justifikohet me pro amerikanizmin , as me pro NATO-n, as me integrimin e as me patriotizmin fallco kur vepron e sillesh krejt ndryshe. Në qoftë se Gjykata Kushtetuese e nxjerrë këtë marrëveshje si një marrëveshje në shkelje të Kushtetutës, atëherë Presidenti duhet të shkarkohet. Nuk mundet askush në pushtet dhe asnjë pushtetari nuk i lejohet që të veprojë jashtë Kushtetutës. Kushtetuta është mbi ligji në Demokraci”, përfundon Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)