Moti sot iu sjellë ngrohtësi, shijoni temperaturat

  • 01 March 2020 - 07:51
Moti sot iu sjellë ngrohtësi, shijoni temperaturat

Shërbimi Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbajë mot i kthjellët me temperaturat maksimale në vlerat e normales për këtë muaj.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Instituti bën të ditur se do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme.

(Kosova Sot Online)