Ferizaj: Ndërtesa kaplohet nga zjarri

  • 01 March 2020 - 11:25
Ferizaj: Ndërtesa kaplohet nga zjarri

Një pjesë e një ndërtese banimi në Ferizaj është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e sotëm.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur si pasojë e orës së rrymës. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, është lokalizuar zjarri. nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Gashi.

Media kanë dërguar video nga momenti i përfshirjes së ndërtesës nga zjarri.

(Kosova Sot Online)