Krahu radikal i Vetëvendosjes fillon linçimin e Avdullah Hotit

  • 01 March 2020 - 14:38
Krahu radikal i Vetëvendosjes fillon linçimin e Avdullah Hotit

Hysamedin Feraj, zyrtar i Vetëvendosjes nga Shqipëria, ka nisur një fushatë kundër Zëvendëskryeministrit të Parë, Avdullah Hotit, duke i kërkuar shpjegime pse duhet ndihma e Richard Grenellit.

Feraj ka thënë se Hoti duhet të shpjegojë nëse Kosova po dëshiron të bëhet pjesë e Serbisë.

Gjithë kjo fushatë e zyrtarit të VV’së po bëhet pasi Avdullah Hoti doli kundër heqjes së pjesëshme të taksës. Tha se ajo duhet të hiqet plotësosht siç po kërkon Amerika. Të njëjtin qëndrim e tha sot edhe Isa Mustafa kur kërkoi që taksa të hiqet të hënën.

Mirëpo, kjo gjuhë e LDK’së s’po i pëlqen Ferajt.

“Tani Hoti po na thotë se aleat kemi këdo që na ndihmon të rikthemi nën Serbinë”, ka shkruar Feraj, në reagimin në FB.

Ky zyrtar i VV’së e ka analizuar gjuhën e Hotit duke e klasifikuar se është kundër traditës rugoviane.

“Dihet se, përkundër kërkesës amerikane dhe europiane, Rugova nuk dha dorëheqje nga organizimi i rezistencës popullore, masive e paqësore. Dalëngadalë ata na mirëkuptuan dhe u bënë aleatët tanë”, ka shtuar ai.

Avdulla Hoti duhet të na shpjegoj pse na duhet ndihma e Grenellit që Kosova të rikthehet brenda Serbisë? Sepse Hoti po krijon konfuzion logjik.
Siç po flet Hoti, situata duket kështu:
1. Kosova dëshiron me qenë pjesë e Serbisë;
2. Serbia nuk po e pranon dëshirën e Kosoves; Përfundimi logjik:
Që Kosova të kthehet si pjesë e Serbisë na nevojitet ndihma e Grenellit.
Përfundimi praktik:
Nëse nuk e kemi këtë përkrahje, nuk ia vlen që LDK të qeverisë në Kosovë.
* * *
Deri tani mendonim se ndihma e aleateve na duhet për me kriju shtetin tonë të pavarur nga Serbia, dhe për me ndërtu me të marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, mbi parimet e barazisë e të respektit reciprok, etj.
Deri te Avdulla Hoti, me këtë kriter, popujt e shtetet i klasifikonim ne aleat dhe kundërshtar.
Tani Hoti po na thot se aleat kemi këdo që na ndihmon të rikthemi nën Serbinë.
* * *
Duke i mbetur besnik mendimit tim të vjetër: Mendoj se aleat kemi ata shtete e popuj që na mirëkuptojnë në vullnetin tonë sovran. Ata që, ndonëse nuk na mbështesin menjëherë, megjithatë janë te gatshëm të na dëgjojnë me durim e simpati. Në fund edhe të na mbështesin.
* * *

Hoti kundër traditës rugoviane:
Si më sipër është historia e LDK-së dhe suksesi i Ibrahim Rugovës për ndërkombëtarizimin e çështjes tonë në vitet ’90.
Po ashtu për sigurimin e përkrahjes së aleatëve, deri për pavarësi.
Dihet se të gjithë aleatët e mëvonshëm, në fillim e kanë kundërshtuar kërkesën tonë për Republikë, aq më shumë për pavarësi.
Dihet se, përkundër kërkesës amerikane dhe europiane, Rugova nuk dha dorëheqje nga organizimi i rezistencës popullore, masive e paqësore.
Dalëngadalë ata na mirëkuptuan dhe u bënë aleatët tanë.
* * *
Apo ndoshta Hoti do me iu kthye traditës rugoviane?
Mos ndoshta do me u largu nga qeveria, me shku mu në mes të popullit, dhe me organizu protesta të gjëra popullore, përkundër kërkesave të aleatit tonë Grenell? Derisa ky të ndërroj mendim e t’i bëj presion Serbisë në vend se Kosovës?
Abdullah Hoti – Rugova i sotëm!?
Do të dëshiroja shumë ta shoh në krye të rezistencës popullore, paqësore por masive, kundër kërkesave momentale të Grenellit dhe në mbrojtje të vullnetit të shqiptarëve. Ashtu siç bëri dr. Ibrahim Rugova, deris Grenellin ta bëj aleat të Kosovës.

(Kosova Sot Online)