Ja kush e paralajmëron ikjen e kosovarëve jashtë vendit, kjo është arsyeja

  • 01 March 2020 - 15:03
Ja kush e paralajmëron ikjen e kosovarëve jashtë vendit, kjo është arsyeja

“Kosova do të rrezikon të mbetet seriozisht nga truri intelektual, duke u rrezikuar më së tepërmi sektori i shëndetësisë që veç ka kohë që ka filluar të zbrazet, e që do të ketë pasoja të e rrezikshme dhe do të jetë një dëm i pa riparueshëm për dekada të tëra të mëvonshme, kur kemi parasysh se te ne ka shumë kuadro të nivelit evropian të përgatitur me diploma edhe të doktoraturës e që janë mbetur në pritje në rrugë, e të mos flasim për profilet më të ulëta, të magjistraturës e pastaj të shkollimit të mesën për të cilët shpresat janë vetëm teorike për të gjetur një vend punë ne Kosovën tonë të varfër dhe akoma të pa zhvilluar”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Mungesa e zhvillimit ekomomik në Kosovë, dhe pamundësia e tregut të punës që të përfshij masën e të rinjve të cilët po i shtohen nga viti në vit, sipas analistit politik, Ragip Guraziu, do të bëjë që nga fillimi i marsit të këtij viti, të kemi edhe një valë të re të përpjekjes së rinisë për të lëvizur drejtë perëndimit, konkretisht tregut gjerman të punës.

Guraziu për “Kosova Sot Online” e thotë këtë duke u bazuar në hyrjen në fuqi të Ligjit për Fuqinë Punëtore të Kualifikuar në Gjermani, ligj i cili fillon të zbatohet në këtë shtet nga 1 marsi, dhe rregullon hyrjen e shtetasve të huaj punëkërkues në Gjermani nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Image
Ragip Guraziu

“Me këtë rregullativë të re ligjore të shtetit gjerman, që mundë ta marrim me një formë gati si heqjen e vizave edhe për Kosovarët, pasi do ta kenë më të lehtë të drejtën e kërkimit të punës, është e sigurt që Kosova do të fillon ta përjeton një eksod i formës së qetë, nuk mundë të jetë masiv dhe i pa kontrolluar, sepse do të jetë legal. Edhe pse me përmasa dukshëm më të vogla, ky lloj eksodi do të jetë tepër i dëmshëm për Kosovën sepse do të ikin kuadrot e profilizuara për fushat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, por që do të joshen nga tregu dhe mundësia që ofron shteti gjerman në këtë rast”, thotë analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Qeveria e re e Kosovës duhet t’i jep prioritet të veçantë zhvillimit ekonomik të vendit dhe lehtësira për bizneset, në mënyrë që fuqia e re punëtore të mbetet në vend, dhe të mos “grabitet” nga vendet tjera të zhvilluara, të cilat kanë filluar të ballafaqohen edhe me mungesë të fuqisë punëtore.

“Kështu, nëse nuk do të merren masa preventive urgjente nga Qeveria e Kosovës, Kosova do të shkon duke u zbrazur gradualisht si një lum i qetë që shteret në heshtje, dhe deficitin më të madh do ta përjetojmë tek shtresat e klasës së përgatitur më inteligjente, jo vetëm tek disa profile teknike dhe mjeshtri të zakonshme, por do të na ikin profesionistët më të mirë që i nevojitet tregut të huaj. Kosova do të rrezikon të mbetet seriozisht nga truri intelektual, duke u rrezikuar më së tepërmi sektori i shëndetësisë që veç ka kohë që ka filluar të zbrazet, e që do të ketë pasoja të e rrezikshme dhe do të jetë një dëm i pa riparueshëm për dekada të tëra të mëvonshme, kur kemi parasysh se te ne ka shumë kuadro të nivelit evropian të përgatitur me diploma edhe të doktoraturës e që janë mbetur në pritje në rrugë, e të mos flasim për profilet më të ulëta, të magjistraturës e pastaj të shkollimit të mesën për të cilët shpresat janë vetëm teorike për të gjetur një vend punë ne Kosovën tonë të varfër dhe akoma të pa zhvilluar”, përfundon analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)