Në zgjedhjet kantonale në Gjenevë kandidojnë 24 shqiptarë

  • 01 March 2020 - 21:22
Në zgjedhjet kantonale në Gjenevë kandidojnë 24 shqiptarë

Në kantonin e Gjenevës më 15 mars do të mbahen zgjedhjet lokale për 44 komuna.

Pjesë e këtyre zgjedhjeve është edhe komuniteti shqiptar që jeton në Gjenevë e i cili sipas kësaj radhe garon me 24 kandidatë.

Autoritetet zvicerane thonë se pjesëmarrja dhe fitorja e shqiptarëve në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme për ngritjen e zërit të tyre dhe realizimin e objektivave si komunitet me rëndësi në Zvicër

.

Kandidatët për këshilltarë kumunal thonë se pavarësisht integrimit të mirë të tyre përfaqësimi në nivele udhëheqëse është shumë me rëndësi për komunitetin shqiptar atje.

Procesi i votimit për zgjedhjet komunale të kantonit të Gjenevës kanë nisur nga mesi i këtij muaji dhe do të përfundojë në ditën e votimit më 15 mars.

(Kosova Sot Online)