Alarmon profesori i së drejtës: Beteja me krimin e organizuar e pa mundur pa ligjin Veting

  • 02 March 2020 - 07:36
Alarmon profesori i së drejtës: Beteja me krimin e organizuar e pa mundur pa ligjin Veting

“Deri më tash po shihet që nuk ka asnjë akuzë për keqpërdorim partiak të PTK-së , të Hekurudhave, e kudo tjetër. Po duket sikur ky shtet të mos ketë fare prokurori e as sy për të parë, e as vesh për të dëgjuar. Pra, pas bërjes publike të skandalit të PTK-së ku janë involvuar njerëz e lider politik në punësim pa bazë, në dhënie të reklamave, duke përfshirë edhe media aspak serioze dhe njerëz të medieve private, që sot dalin nëpër Tv e flasin dhe kanë përfituar nga PTK qindra mijëraeuro, nuk luftohet korrupsioni duke i mbuluar skandalet e tilla. Prandaj me këtë gjendje që e kemi, edhe pse i shumë dëshiruar një aksion si ai i policisë shqiptare, nuk jam fare optimist që do të ndodhe edhe tek ne ndonjë arrestim i tillë i përmasave të gjëra”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës Blerim Burjani, duke u bazuar dhe bërë një krahasim mes Shqipërisë dhe Kosovës, në fushën e krimit të organizuar, pas raportimit të autoriteteve rreth aksionit që e kanë zhvilluar 28 shkurt, në kërkim të personave të nivelit të lartë të politikës, që lidhen me krimin e organizuar, e në mesin e tyre është gjetur dhe kapur edhe biznesmeni dhe politikani Seit Fishta, ish-kandidati për deputet, thotë se është tepër urgjente që shteti i Kosovës, Qeveria e re, të merr masa urgjente për të krijuar bazë t fuqishme në luftimin e të gjitha rrjeteve të krimit të lidhur me politikën. Sipas profesor Burjanit, ku objektiv nuk do të mundë të arrihet me asnjë mënyrë tjetër, përveç bërjes dhe zbatimit të ligjit Veting, nga i cili nuk do të kursehej asnjë shtyllë e shtetit, as politika dhe as institucionet nga niveli lokal e deri në kupolën e nivelit qendror.

Image
Blerim Burjani

“Kosova menjëherë duhet ta nxjerr ligjin për Vetting, ta pastroj drejtësinë ,policin prej ndikimit politik, pastaj të ndërmarr masa që të arrestohen grupet kriminale të llojeve nga më të ndryshmet, e që vijnë nga politike, apo që janë të fshehura me veprimtari kriminale nga politika”, thotë profesor Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, tashmë po shihet ashiqare që pa e bërë ligjin Veting askush nuk do të merret seriozisht me ndjekjen e krimit të organizuar dhe parandalimin e korrupsionit, dhe për këtë më së miri flasin faktet për gjendjen që e kemi në ndërmarrjet e ndryshme publike e shoqërore, që administrohen në mënyra të ndryshme nga shteti. “Deri më tash po shihet që nuk ka asnjë akuzë për keqpërdorim partiak të PTK-së , të Hekurudhave, e kudo tjetër. Po duket sikur ky shtet të mos ketë fare prokurori e as sy për të parë, e as vesh për të dëgjuar. Pra, pas bërjes publike të skandalit të PTK-së ku janë involvuar njerëz e lider politik në punësim pa bazë, në dhënie të reklamave, duke përfshirë edhe media aspak serioze dhe njerëz të medieve private, që sot dalin nëpër Tv e flasin dhe kanë përfituar nga PTK qindra mijëra euro, nuk luftohet korrupsioni duke i mbuluar skandalet e tilla. Prandaj me këtë gjendje që e kemi, edhe pse i shumë dëshiruar një aksion si ai i policisë shqiptare, nuk jam fare optimist që do të ndodhe edhe tek ne ndonjë arrestim i tillë i përmasave të gjëra”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Pa Veting dhe pastrim gjithëpërfshirës, sipas Burjanit, vetëm mundë të flitet kot së koti sa për mashtrim të opinionit. “Pra nuk ka gjë prej kësaj teme. Vetingu duhet të ndodhe edhe në dogana, arsim e shëndetësi, në të gjitha fushat kërkohet pastrim i gjerë dhe tek pastaj të shohim se si po sillen organet e rendit dhe ligjit”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)