E thotë eksperti i sigurisë: A po rikthehen vrasjet politike në prag të aktakuzave të para të Gjykatës Speciale

  • 02 March 2020 - 07:43
E thotë eksperti i sigurisë: A po rikthehen vrasjet politike në prag të aktakuzave të para të Gjykatës Speciale

“Ndërsa në lidhje me vrasjen e tani më të ndjerit Qerim Kelmendi unë mendojë që është mirë të priten rezultatet e hetimeve nga ana e prokurorisë, policisë dhe mos të japim kualifikime të pa nevojshme para kohe. Sepse Kosova e vitit 2020 nuk është Kosova e viteve të 99/2004 në aspektin e sigurisë sepse tani kemi institucione të sigurisë siç janë Policia e Kosovës, AKI-ja të cilat e kanë situatën nën kontroll dhe sipas vlerësimit tim edhe rezultatet do të jenë më të shpejta se në vitet menjëherë pas lufte”, thotë eksperti i sigurisë Drizan Shala për “Kosova Sot Online”.

Vrasja misterioze, tash për tash e veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë Qerim Kelmendit, nga analistët të politikës është parë si një indikator i mundshëm që ndërlidhet me punën e Gjykatës Speciale, fillimin e likuidimit të figurave të ndryshme që kanë dëshmi për krimet e luftës, ose janë edhe vetë të akuzuar, prandaj eliminimi i tyre nga grupe të caktuara shihet mundësi e vetme që të zhduken dëshmitë dhe dëshmitarët, madje edhe për çmimin e destabilizimit të situatës politike e të sigurisë, për të dalë nga binarët e kontrollit institucional. Mirëpo një rrezik të tillë e përjashton në analizën e tij për “Kosova Sot Online”, eksperti i fushës së Sigurisë Drizan Shala, sipas të cilit, për këto dy dekada, Kosova ka arritur ti ndërton institucionet e veta mjaftueshëm të fuqishme dhe operative, që të mos lejojnë eskalime të tilla të situatës, kurse, sipas tij, edhe të dyshuarit potencial që mundë të ftohen ose arrestohen nga Gjykata Speciale janë të vetëdijshëm për interesin e ruajtjes së stabilitetit të shtetit dhe nuk do të bien pre e skenarëve të tillë.

Image
Drizan Shala

“Në lidhje më fillimin për procedim të ngritjes se aktakuzave të para nga ana e gjykatës speciale unë mendoj që Kosova e ka kaluar këtë fazë e cila mundet ta cenon sigurinë e vendit nga këto aktakuza dhe arrestime. Pra shoqëria Kosovare në përgjithësi dhe udhëheqëseve të UÇK-se në veçanti kanë kaluar këto procedura nga gjykimi nga UNMIK-u, EULEX-i e tani Gjykata Speciale”, thotë eksperti i sigurisë Drizan Shala për “Kosova Sot Online”. Pasi që tani nuk është më ajo situata pa institucione e ditëve të para dhe viteve të para të pas luftës, që është shfrytëzuar nga grupet kriminale edhe për vrasjet politike, Shala thotë se lidhur me vrasjen e Qerim Kelmendit, e cila po cilësohet si e tillë, dhe e ndërlidhur me Gjykatën Speciale, duhet pritur rezultatin e organeve të hetuesisë dhe të mos paragjykohet, pas që 20 vjet pas lufte dhe 13 vjet në pavarësi të plotë, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme edhe për hetimin e rasteve të tilla shumë serioze.

“Ndërsa në lidhje me vrasjen e tani më të ndjerit Qerim Kelmendi unë mendojë që është mirë të priten rezultatet e hetimeve nga ana e prokurorisë, policisë dhe mos të japim kualifikime të pa nevojshme para kohe. Sepse Kosova e vitit 2020 nuk është Kosova e viteve të 99/2004 në aspektin e sigurisë sepse tani kemi institucione të sigurisë siç janë Policia e Kosovës, AKI-ja të cilat e kanë situatën nën kontroll dhe sipas vlerësimit tim edhe rezultatet do të jenë më të shpejta se në vitet menjëherë pas lufte”, thotë eksperti i sigurisë Drizan Shala për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)