Tregon analisti i njohur: Vendimi për heqjen e tarifës ndaj prodhimeve serbe jo në kundërshtim me kërkesat e sponsorizuesve të pavarësisë së Kosovës

  • 02 March 2020 - 07:52
Tregon analisti i njohur: Vendimi për heqjen e tarifës ndaj prodhimeve serbe jo në kundërshtim me kërkesat e sponsorizuesve të pavarësisë së Kosovës

“Përballë presioneve kaq të mëdha,kryeministri duhet të sigurohet duke kërkuar garanci shtesë nga z.Grenell se nuk do të rrezikohet shtetësia, pavarësia as tërësia territoriale e Republikës së Kosovës, si dhe nuk do të bisedohet për faljen e veriut të vendit tonë Serbisë, as ndryshimin e kufijve të shtetit tonë të brishtë, edhe nëse hiqet menjëherë dhe tërësisht pa kushte, taksa e vënë ndaj mallrave të Serbisë”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politik i kanë përcjellë me kujdes dhe vëmendje të madhe zhvillimet ë fundit rreth vendimit të Qeverisës së Kosovës që ka marrë të filluar heqjen graduale të taksës ndaj prodhimeve serbe, duke filluar, fillimisht nga tarifa për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, që ajo të hiqet nga data 15 mars. Mirëpo me këtë qasje të përshkallëzuar të heqjes së taksës, si formë reciprociteti ndaj Serbisë, nuk është pajtuar përfaqësuesi i SHBA-ve për Kosovën në bisedimet me Serbinë Richard Grenell, derisa është parë si lëvizje e matur dhe pozitive nga ana e bashkimit Evropian. Mirëpo përplasjet kanë ndodhur edhe brenda koalicionit. Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk rri në qeveri nëse taksa nuk hiqet pa kushte. Duke parë një situatë të tillë, sidomos të kërkesës ultimative nga SHA-të, analistët politik i kërkojnë qeverisë Kurti, në rend të parë vetë Kryeministrit, që të jetë shumë u kujdesshëm dhe të rihen raportet e pa lëkundura me SHBA-të, sepse pa mbështetjen e SHBA-ve as procesi i dialogut me Serbinë nuk mundë të rezulton i suksesshëm dhe në interesin e Kosovës. për këtë sfidë para së cilës gjendet tani Kosova, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Gani Qarri”.

Image
Gani Qarri

“Megjithëse vendimi i kryeministrit Kurti për heqjen e pjesshme të taksës, u pranua më butë nga BE, kundërshtimi i ashpër nga SHBA-të, e vë para sfidave aq të mëdha Kosovën dhe partnerët e koalicionit qeverisës, sa që VV dhe LDK duhet të ulen urgjentisht, të shqyrtojnë të gjitha mundësitë dhe të ndërmarrin bashkërisht vendime të arsyeshme, të cilat nuk do ta rrezikonin vendin as partneritetin me SHBA-t, si sponsorizuesin kryesor të çlirimit dhe garantuesin parësor të mbijetesës dhe shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës. Ndaj pa marrë parasysh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media deklaroi se Qeveria e Kosovës, gjatë javës së ardhshme, do të marrë vendim, që nga data 15 mars 2020, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në shenjë të vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë, reagimi i SHBA-s, duhet të merret parasysh dhe shqyrtohet me kujdes, mundësia e një zgjidhje të pranueshme”, thotë analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, kjo formë dakordimi duhet të ndodhë për faktin se në kundërshtim me kryeministrin, zëvendësi i tij i parë Avdullah Hoti deklaroi hapur, se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë në mbledhjen e qeverisë propozimin e sotshëm të Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës dhe se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të rri në qeveri nëse taksa nuk hiqet pa kushte, kështu që ndryshe do të rrezikohej edhe stabiliteti dhe funksionaliteti i vetë ekzekutivit- koalicionit.

“Qëndrimin e tij, Hoti e arsyetoi me atë se nuk mundë të qeverisësh suksesshëm në qeveri e cila nuk e ka mbështetjen e SHBA-ve, dhe një qeveri e cila e izolon veten, nuk mund të çojë përpara agjendën e Kosovës, ndaj në një qeveri të tillë LDK nuk rrinë, nëse nuk hiqet taksa pa kushte. Kështu që shihet qartë se është jo vetëm e nevojshme por edhe pengesë e pakalueshme edhe për vet z.Kurti, që medoemos të konsultohet thellësisht si me partnerin qeverisës, ashtu edhe me përfaqësuesit e SHBA-s,në mënyrë që të mos ketë qarje as ne koalicionin VV-LDK, siç kërcënon z.Hoti në deklaratat e tij”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, Qeveria duhet ta ketë vetëm një kusht të vetëm ndaj SHBA-ve, të mos vihet në diskutin qështja e territorit. “Përballë presioneve kaq të mëdha,kryeministri duhet të sigurohet duke kërkuar garanci shtesë nga z.Grenell se nuk do të rrezikohet shtetësia, pavarësia as tërësia territoriale e Republikës së Kosovës, si dhe nuk do të bisedohet për faljen e veriut të vendit tonë Serbisë,as ndryshimin e kufijve të shtetit tonë të brishtë, edhe nëse hiqet menjëherë dhe tërësisht pa kushte, taksa e vënë ndaj mallrave të Serbisë”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)