Vidhen barëra e para të gatshme në një barnatore në Fushë-Kosovë

  • 02 March 2020 - 09:40
Vidhen barëra e para të gatshme në një barnatore në Fushë-Kosovë

Një person nga Fushë-Kosova ka informuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e barnatores së tij dhe nga aty kanë vjedhur barëra në vlerë të konsiderueshme, si dhe para të gatshme në euro.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)