Prishtinasi organizonte lojëra të fatit në bodrum të shtëpisë

  • 02 March 2020 - 10:13
Prishtinasi organizonte lojëra të fatit në bodrum të shtëpisë

Është arrestuar një person i dyshuar në Prishtinë i cili në bodrum të një shtëpie kishte në pronësi një lokal në të cilin zhvilloheshin lojëra të fatit.

Në atë lokal nga njësitë policore është hasë një punëtorë dhe tre klient duke luajtur lojëra të fatit. Me urdhër verbal të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali, si dëshmi materiale janë sekuestruar: dy shtëpiza kompjuteri, një monitor, një printer, një telefon celular dhe para të gatshme në vlerë rreth 130 euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari – pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)