Haradinaj e fton Kurtin në seancë të përballen për taksën

  • 02 March 2020 - 10:35
Haradinaj e fton Kurtin në seancë të përballen për taksën

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jetë prezent në seancën e sotme që mbahet për taksën.

Në një komunikatë nisur për media nga Aleanca, shkruhet se Daut Haradinaj ka deklaruar se është nën përgjegjësinë e Kurtit që të jetë i pranishëm në seancë.

Haradinaj thotë se presin që të përballen me të për taksën.

“Po, natyrisht, ajo është përgjegjësi e tij dhe është obligim kushtetues me qenë, tash a vjen apo jo, është çështje krejt tjetër”, theksoi Haradinaj.

Sot, duke filluar nga ora 11:00, në Kuvendin e Kosovës pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme, e iniciuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, si dhe me mbështetje të partive tjera opozitare ku do të diskutohet mbi taksën 100% mbi produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

(Kosova Sot Online)