Nis procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

  • 02 March 2020 - 10:58
Nis procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Agjencia kundër Korrupsion ka njoftuar se nga dje ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ku të gjithë zyrtarët e lartë publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Me këtë rast, Agjencia kundër Korrupsion ka dërguar njoftimin tek të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës (zyrtarët kontaktues për deklarimin e pasurisë) që të bëjnë deklarimin e pasurisë sipas afateve kohore të përcaktuara me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave nga data 01 deri më 31 mars të këtij viti.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka shprehur zotimin se gjatë procesit të deklarimit të pasurisë Agjencia kundër Korrupsionit, do të jetë në shërbim të të gj itha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët publik në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses, gjithnjë duke respektuar obligimet e përcaktuara me ligj.

“Deklarimit të rregullt vjetor i pasurisë janë të obliguar t’i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti. Në njoftimin dërguar në Institucionet publike, Agjencia Kundër Korrupsion ka rikujtuar gjithashtu se mos- deklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publik dhe mosrespektimi i ligjit nr. 04/L-050, si dhe ligjit nr. 04/L-228 për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do paraqesë kallëzim penal në pajtim me Kodin Penal”, thuhet në komunikatën e agjencisë.

(Kosova Sot Online)