Marinsat amerikanë marrin pjesë në ushtrimet ekstreme tajlandeze, pinë gjak kobre

  • 02 March 2020 - 11:17
Marinsat amerikanë marrin pjesë në ushtrimet ekstreme tajlandeze, pinë gjak kobre

Kanë filluar ushtrimet ekstreme “Cobra Gold” mes njësive speciale të Tajlandës dhe forcave të vendeve të tjera, përfshirë marinsat amerikanë.

Pjesë e këtyre ushtrimeve janë taktikat ekstreme të mbijetesës, ku përfshihet edhe mbytja dhe ngrënia e kafshëve të egra.

Në këto ushtrime po marrin pjesë ushtarë nga 29 shtete të ndryshme, ndërsa ky është ushtrimi më i madh i këtij lloji në rajonin e Azisë dhe Paqësorit.

Ushtarët mësojnë si të mbijetojnë në kushte ekstreme në xhungël, shkruan “Daily Mail”.

Në disa fotografi të publikuara shihet se si ushtarëve u hidhet në gojë gjaku i kobrës, pastaj si detyrohet të hanë mish të papjekur të zvarranikëve dhe si ia këpusin qafën pulës me dhëmbë.

(Kosova Sot Online)