Kjo është renditja e kandidatëve për zgjedhjet në Podujevë

  • 02 March 2020 - 11:29
Kjo është renditja e kandidatëve për zgjedhjet në Podujevë

Sot është bërë tërheqja e shortit për renditjen e kandidatëve për kryetar të komunës së Podujevës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj komune janë caktuar të mbahen më 15 mars, ndërkaq në garë janë vetëm tre kandidatë; Nexhmi Rudari – LDK, Shpejtim Bulliqi – Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu – PDK.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të ketë numrin 11, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) numrin 10 si dhe Lëvizja Vetëvendosje me numrin 12.

“KQZ deri tani në përgatitje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Podujevës ka kry pothuajse të gjitha përgatitjet dhe disa janë në vazhdim e sipër. Unë ftoj të gjitha subjektet politike të cilat janë pjesëmarrëse në këto zgjedhje, kandidatët e tyre, vëzhguesit dhe të gjithë ata që janë pjesë e zgjedhjeve në komunën e Podujevës ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës, t’i respektojnë ligjet në fuqi dhe rregulloret e KQZ-së”, deklaroi Valdete Dakaj.

Zgjedhje do të mbahen pasi që Agim Veliu i cili ka mbajtur këtë pozitë, ka marrë postin e ministrit të Brendshëm pas koalicionit VV-LDK.

(Kosova Sot Online)