Gjakovë: Katër persona rrahin njërin në parking – arrestohen tre nga ta

  • 02 March 2020 - 11:32
Gjakovë: Katër persona rrahin njërin në parking – arrestohen tre nga ta

Tek Policia në Gjakovë është raportuar se katër persona të dyshuar kanë sulmuar një tjetër në parkingun e një disktoke.

Policia ka arrestuar tre nga të dyshuarit.

“Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, në parkingun e një diskoteke kanë sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje nga të cilët janë sekuestruar dy pistoleta me 12 copë fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)