Haradinaj: Kurti u dorëzua për taksën, pa ardhur presioni serioz

  • 02 March 2020 - 11:43
Haradinaj: Kurti u dorëzua për taksën, pa ardhur presioni serioz

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku do të ketë debat në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për heqjen e tarifës 100%. Deputeti nga radhët e AAK’së gjatë fjalë së tij nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se kryeministri Kurti u dorëzua ende pa i ardhë presioni për taksën.

“Kryeministri Kurti dhe kauza e tij politike shume vjeçare, rrotullimi i kamionëve, protestat e përgjakshme. Të gjitha këto për një kauzë të vende bllokimin e Serbisë dhe “bojkotin 860, duaje tënden e Serbia nuk kalon”. Por kjo ideologji nuk shkoi gjatë. Kryeministri veç u dorëzua, akoma pa i ardhur kërcënimi serioz. I shkeli parimet e veta me të cilat e mori mandatin. Shkeli mbi çdo kënd që e proklamonte me vite të tëra kundër Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Tutje ai është shprehur se nga vendosja e taksës që Kosova i ka vënë produkteve Serbe, kjo e fundit ka pësuar dëme të mëdha.

“Taksa si fillim e goditi Serbinë ekonomikisht dhe uli rolin e saj në organizata ndërkombëtare. Serbia asnjëherë të vetme nuk iu përmbajte asnjë marrëveshjeve.  Me vendosjen e taksës shteti ynë riktheu suksesshëm rolin e saj si shtet. Kosova nuk po trajtohej më me fusnotë po si një aleat serioz i partnerëve tanë. Presioni për heqjen e taksës nuk i luhati institucionet tona, por u treguan edhe më të fuqishme”, ka deklaruar tutje Haradinaj.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të mos dorëzohen përballë presionit të Serbisë për taksën.

E seanca po mbahet me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës.

Derisa përveç diskutimeve në fund të seancës pritet t’i dërgohet ekzekutivit edhe një rezolutë për këtë çështje nga deputetët e legjislaturës së shtatë.

(Kosova Sot Online)