E zbulon analisti i njohur: Kjo është formula e kompromisit për taksën dhe ruajtjen e miqësisë së Kosovës me SHBA-të dhe Bashkimin e Evropian

  • 02 March 2020 - 12:01
E zbulon analisti i njohur: Kjo është formula e kompromisit për taksën dhe ruajtjen e miqësisë së Kosovës me SHBA-të dhe Bashkimin e Evropian

“Kosova nuk mund të konfrontohet me Evropën, nëse administrata Trump nuk e ka ndonjë plan paraprakisht të dakorduar me Rusinë, sepse Rusia fundi i fundit vendosë për OKB-në, i cili plan do ia mundësonte Kosovës anëtarësimin në OKB. Jam shumë i sigurt që në momentin që do të sfidohet Serbia, ata do veprojnë si në Rambuje, ku u tërhoqën dhe hyn në luftë me NATON. Jam edhe më tutje i mendimit që problemi i Kosovës nuk zgjidhet me kryeneçësi duke favorizuar një individ siç është kryetari Thaçi, ashtu siç bëri Mogerini dhe dështoi, e siç po bënë tash Grenell e administrata Trump, pore problemi zgjidhet duke vepruar në mënyrë të koordinuar me të gjithë faktorët relevant vendor, duke filluar nga kryetari, me të cilin Grenell po koordinohet, kryeministri, kryeparlamentarja, pastaj tek kryetarët e partive më të mëdha politike dhe intelektualët me ndikim në Kosovë”, thotë doktor Aliu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, doktor Hysni Aliu, konsideron se Kosova, nën presionin ndërkombëtar për heqjen e shpejtë dhe pa kushte të taksës ndaj mallrave më origjinë prej Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, gjendet një sfidë serioze e cila duhet të tejkalohet me mature, dialog të brendshëm politik, dhe ruajtje besnike të raporteve miqësore me të gjithë miqtë ndërkombëtar. Doktor Aliu konsideron se dallimet mes parterëve të koalicionit për këtë çështje duhet të tejkalohen pa vonesë dhe të gjendet një formulë e përbashkët e marrjes së vendimit edhe në nivel të qeverisë, e të mos shpërfaqen kërcënime dhe kushtëzime sikur ishe deklarata e zëvendëskryeministrit të parë Avdullah Hotit.

Image
Hysni Aliu

“Situata rreth taksës dhe dialogut është shume komplekse si në raportin LDK VV pore edhe ne raportin BE dhe SHBA. Pra, si jashtë Kosovës ashtu edhe brenda kemi një mos dakordesi se si duhet të shkohet më tutje. Deklaratat e Hotit janë shumë shqetësuese dhe i dridhin themelet e koalicionit. LDK si gjithherë ua len të tjerëve ballafaqimet me furtuna të tilla, siç është kjo e të dërguarit të presidentit Trump, dhe vet fiton poenë politike në arenën ndërkombëtare, pra luan lojë të pa sinqertë politike”, thotë doktor Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut kryeministri Kurti ka bërë maksimumin e mundshëm në raport me taksën, duke u larguar nga premtimi i tij paraelektoral që së pari do ta vendosë reciprocitetin e pastaj do ta heq taksën prandaj edhe ky vendim i Kryeministrit Kurti nuk duhet të merret si kundërshtim ndaj SHBA-ve, sepse nga ana tjetër e kemi mbështetjen serioze që i ka ardhur menjëherë nga ana e BE-së. “Vendimi i djeshëm për heqjen e pjesshme të taksës dhe kushtëzimet e bëra më pastaj në lidhje me të, dhe reciprocitetin, i kanë dhënë Kurtit të drejtë morale për të qëndruar në postin e kryeministrit, përndryshe Kurti do të duhej të jepte dorëheqje nëse do të vepronte ndryshe. Vendimi është i drejtë, i logjikshëm dhe i sinqertë. Në realitet, ky vendim, nëse qeveria ju përmbahet kushteve të vendosura në të ( nëse votohet nga qeveria) do të thotë që topi hedhet në fushën e Serbisë, e cila për mendimin tim nuk do të jetë bashkëpunuese dhe si rrjedhojë as taksa nuk do të largohet përveç fazës së parë. Pra, nëpërmes këtij vendimi, është sfiduar Serbia dhe i është vendosur kurth në të cilën do të bjer dhe do të zbulohet fytyra e vërtetë e saj, nëse faktori ndërkombëtar do ti shikoj gjërat nga këndvështrimi i sinqertë”, thotë analisti politik Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Alit, duke e shikuar situatën nga prizmi i aspektit ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës dhe konkretisht Kryeministri Kurti dhe kryetarja e Kuvendit zonja Osmani, duhet të kërkojnë informata shtesë në lidhje me planin e administratës Trump për Kosovën, nëse aj plan ekziston, dhe në bazë të sajë të vendosin se a ja vlen të sakrifikojnë marrëdhëniet me evropianet duke pranuar një plan të Trumpit që mund ti dridhi themelet e Evropës, kemi rastin me Jerusalemin ku Trump i theu të gjitha barrierat e mëhershme, apo të mbështetet tek Evropianët të cilët dorën në zemër u munduan të bëjnë diqka, në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi por s’bënë asgjë, e madje ishin të njëanshëm duke favorizuar Serbinë.

“Kosova nuk mund të konfrontohet me Evropën, nëse administrata Trump nuk e ka ndonjë plan paraprakisht të dakorduar me Rusinë, sepse Rusia fundi i fundit vendosë për OKB-në, i cili plan do ia mundësonte Kosovës anëtarësimin në OKB. Jam shumë i sigurt që në momentin që do të sfidohet Serbia, ata do veprojnë si në Rambuje, ku u tërhoqën dhe hyn në luftë me NATON. Jam edhe më tutje i mendimit që problemi i Kosovës nuk zgjidhet me kryeneçësi duke favorizuar një individ siç është kryetari Thaçi, ashtu siç bëri Mogerini dhe dështoi, e siç po bënë tash Grenell e administrata Trump, pore problemi zgjidhet duke vepruar në mënyrë të koordinuar me të gjithë faktorët relevant vendor, duke filluar nga kryetari, me të cilin Grenell po koordinohet, kryeministri, kryeparlamentarja, pastaj tek kryetarët e partive më të mëdha politike dhe intelektualët me ndikim në Kosovë”, thotë doktor Aliu për “Kosova Sot Online”.

Aliu thotë se Grenell duhet ti ftoj të gjithë individët me ndikim si publik ashtu edhe institucional, në mënyrë që si miq të vërtetë të informohen për detajet e planit ashtu, siç është informuar presidenti Thaçi, nëse është informuar, në mënyrë që si në Rambuje bashkërisht të vendosin se si të shkohet më tutje. Në rast të kundërt, shtyrja e gjërave përpara me forcë mundë ti kushtoj shtrenjtë Kosovës dhe stabilitetit të brendshëm por edhe stabilitetit ballkanik. “Kosova në këto momente kritike, më tepër se për qdo gjë tjetër ka nevojë për unitet dhe qartësi, si brenda pore edhe më tepër në raport me planin Trump për Kosovën. Mungesa e informatave zakonisht qon deri te gabimet e rrezikshme, por mundë edhe të shkakton dhimbje.

Ne të gjithë po e dimë qe taksa nuk është arsyeja e vërtetë e mos dialogimit të Serbisë, andaj administrata Trump, presionin duhet ta orientoj kah agresori e jo kah viktime”, thotë doktor Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)