Deputetja e AAK’së-Kurtit: Mos i dëgjoni këshillat e Profesorit

  • 02 March 2020 - 12:22
Deputetja e AAK’së-Kurtit: Mos i dëgjoni këshillat e Profesorit

Deputetja e AAKs’ë, Teuta Haxhiu, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, i ka këkruar kryeministri Albin Kurti të mos e heq tarifën ndaj produkteve serbe.

Haxhiu i ka thënë Kurtit të mos e dëgjojë kreun e LDK’së, Isa Mustafa, e cili dje ka kërkuar nga partneri i tij në qeverisje që të veprojnë sipas kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqje të tarifës.

“Lërini këshillat që po ua jep Profesori. Respekto vendimin e  drejtë të shtetit tënd, pavarësisht se kush e bëri atë”, ka thënë deputetja e AAK’së.

Haxhiu thotë se nëse Kurti e heq tarifën, atëherë do të bëjë gabim të pafalshëm.

“Thirrja jonë është shumë e thjeshtë: mos bëni gabimin kundër vetës tënde dhe kundër të drejtës së Kosovës. Mos lejo që Serbia të tallet me Kosovën. Kosova nuk ta ka borxh jëtë” . u shpreh ajo. 

(Kosova Sot Online)