Etiopianët përballen me sëmundjen e mistershme, iu del gjak dhe bien në tokë të vdekur

  • 02 March 2020 - 13:00
Etiopianët përballen me sëmundjen e mistershme, iu del gjak dhe bien në tokë të vdekur

Etiopianët po përballen me sëmundjen e mistershme; u del gjak nga hundët dhe goja para se të bien në tokë të vdekur.

Sëmundja, e cila besohet të jetë përhapur në fshatrat pranë një projekti gazi në Somali, raportohet se i bën sytë e viktimave të verdhë, para se tu shkaktojë ethe, fryrje të pjesë të ndryshme të trupit dhe së fundmi vdekje.

Simptoma të tjera përfshijnë pëllëmbë të zverdhura, mungesë oreksi dhe përgjumje.

Zyrtarë në Addis Ababa kanë mohuar pretendimet se vendi po kalon një krizë shëndeti dhe ka probleme me mjedisin, raporton the Guardian.

Supozimet janë se sëmundja është shkaktuar nga mbetjet toksike gjatë shpimit të tokës nga kinezët për naftë. Mbetjet kanë ndotur burimet e ujit të vendit duke përhapur kështu edhe sëmundjen.

(Kosova Sot Online)