Kurti i kundërvihet PAN’it: Pse Qeveria Haradinaj s’vendosi reciprocitet ndaj Serbisë?

  • 02 March 2020 - 13:02
Kurti i kundërvihet PAN’it: Pse Qeveria Haradinaj s’vendosi reciprocitet ndaj Serbisë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në seancën e jashtëzakonshme të thirrur si pakënaqësi ndaj paralajmërimit për heqjen e taksës, raporton

Kurti i ka falënderuar deputetet për seancën, siç tha ai për pamundësinë që të bisedojnë hapur.

“Edhe në fushatën zgjedhore edhe pas saj, edhe sot e kësaj dite, jemi angazhuar dhe angazhohemi për zëvendësimin e tarifës me parimin e reciprocitetit të plotë. Ky në fakt është obligim i shtetit tonë, me që në vitin 2011 është miratuar një rezolutë me të cilin ne e kemi shprehur qëndrimin tonë me tri pika, qeveria të marr masa të reciprocitetit, ministria e tregtisë ta nxisë bashkëpunimin me prodhuesit vendor dhe pika e tretë qeveria t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetëror për ta siguruar zbatimin e përpiktë të reciprocitetit.

Me 7 dhjetor kanë qenë tre deputetë të Aleancës, që kanë votuar për këtë mocion, dhe kanë qenë katër deputetë të PDK-së që kanë votuar kundër këtij mocioni”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti tha aplikimi i taksës është shfrytëzuar si pretekst nga shteti serb për të refuzuar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Aplikimi i tarifës u shfrytëzua si pretekst nga Serbia për të refuzuar dialogun, dhe si rezultat Kosova u bë subjekt i trysnisë ndërkombëtare ndërsa në anën tjetër efekti i tarifës ka qenë minimal, për shkak se nuk është zbatur. Në bisedimet që janë zhvilluar deri më tani me Serbinë, janë prezantuar disa marrëveshje që gjoja mundësojnë lëvizjen e lirë, qoftë edhe përmes improvizimeve”, ka thënë ai.

“Deri më tani dialogu me Serbinë në thelb është bërë mbi e rrotull e për statutin e Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit dialogu do të mund të orientohet drejt zgjidhjeve të pengesave një nga një. Në vend se të dialogojmë me Serbinë për territorin, do të dialogojmë për pikat që e reflektojnë sovranitetin e vendit, të jemi sovran kur të diskutojmë. Çdo heqje e një barriere, nënkupton një njohje më tepër nga ana e Serbisë. Ne duhet ta detyrojmë Serbinë që të na njoh një nga një të gjitha dokumentet që lëshon Republika e Kosovës. Unë besoj që qëndrimi im është qëndrimi duhur për të ecur përpara. Ka versione shumë më të mençura se si t’i arrijmë qëndrimet, ju të gjithë e dini se ka shumë pengesa për të eksportuar në Serbi, të kalojmë në ofensivë, e jo të detyrohemi që të arsyetojmë tarifën tonë”, shton Kurti.

Kryeministri thotë se Serbia ndaj Kosovës është duke i bërë dy barriera.

“Serbia po i përdor ndaj nesh dy barriera, edhe sporadike edhe sistemike, por, sidomos sporadike, në vend të ngjarjes. Serbia nuk e njeh asnjë dokument që lëshohet nga Kosova, pra reciprociteti si koncept që buron nga barazia, i problematizon të gjitha këto shkelje të Serbisë. Marrëveshja për reciprocitet e cila në një far mënyre është bërë edhe në Bruksel, nuk është zbatuar nga ana jonë. Mund ta bëjmë bashkë, propozuesi i seancës kërkoi unitet, dakord jam, barrierat jo tarifore dhe gjitha ato masa që nuk përfshihen, organizata botërore e tregtisë i ka përkufizuar pak a shumë në tri”, tha i pari i Qeverisë, derisa ia ka përmendur PAN’it se qeveria e kaluar fillimisht nuk kishte vazhduar me reciprocitet të plotë.

“Para dy viteve në Kosovë nuk ka pasur vezë të importuara, tash ka sepse lënda e parë e drithërit për shpezët është shumë më e shtrenjtë, këtë e kam mësuar nga bisedimi me prodhuesit vendor, me produkte finale hap vende të punës dhe nuk mund të jesh i pandjeshëm krahas saj.

Tarifa ju e dini që fillimisht ka qenë 10%, pse nuk ishte që në fillim 100%, a e kuptoni edhe vënja e tarifës ka qenë graduale.

Është interesant, që qeveria e kaluar, me tarifën i ka pas 14 muaj, Serbia nuk ndryshoj brenda 14 muajve, nuk qëndron ky argument, 14 muajt e parë nuk ka pasur tarifë, ndoshta nuk është me pas, është dashtë me u apliku reciprociteti. Është dashtë të instalohet reciprociteti”, tha Kurti.

“Tjetra, unë jam takuar me odat dhe me shoqatat, e do t’i takoj edhe importuesit, edhe ata të cilët kanë importuar mallra nga Serbia, ata ndërmarrës të fuqishëm të vendit tonë të dashur.

Nga këto takime të cilat i kam zhvilluar kam ardhur te qëndrimi i duhur përpara sa i përket tarifës, e ky është që qeveria ta shpreh si gjest të vullnetit të mirë ndaj faktorëve ndërkombëtarë, pikërisht atë që po na kërkojnë prodhuesit vendor”, shtoi ai, derisa e përmendi se vendet e QUINT’it dhe BE-ja kishin kërkuar që të bëhet pezullimi i taksës.

“Unë po e bëj një hap të vullnetit të mirë, i mbetet Serbisë të dëshmohet, edhe me 13 gusht të vitit 2019-të, qeveritë e QUINT’it dhe BE kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, ku kanë kërkuar që Kosova ta pezullojë tarifën, e që Serbia ta pezullojë fushatën për çnjohje. Është tejet e rëndësishme për ta luftuar mafian ballkanike.

Pra, Serbia duhet të dëshmohet duhet të deklarohet që po e pezullon fushatën për çnjohje, dhe po e bëmë ne me 15 mars heqjen e tarifës me vendim qeverie, atëherë presim nga Serbia që të dëshmohet me eliminimin e barrierave, dhe me pezullimin e kësaj fushate aspak moderne, sa i përket çnjohjes së pavarësisë”, tha kryeministri.

(Kosova Sot Online)