Lodhen ministrat, e braktisin seancën

  • 02 March 2020 - 13:55
Lodhen ministrat, e braktisin seancën

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e tarifës 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Por, këtë seancë e kanë braktisur shumica e ministrave.

Në Kuvend aktualisht nuk është i pranishëm asnjë ministër nga radhët e LDK’së, derisa nga Vetëvendosja janë të pranishme Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ajo e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, si dhe Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka.

Ndryshe, seanca po mbahet me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës. Përveç diskutimeve në fund të seancës pritet t’i dërgohet ekzekutivit edhe një rezolutë për këtë çështje nga deputetët e legjislaturës së shtatë.

(Kosova Sot Online)