Fatmir Limaj e mëson Kurtin për shtetin: Kanë me të çu në dialog menjëherë

  • 02 March 2020 - 13:58
Fatmir Limaj e mëson Kurtin për shtetin: Kanë me të çu në dialog menjëherë

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i ka thënë Albin Kurtit se duhet të sillet si shef i Qeverisë dhe të merret me cështjen e dialogut e jo të aktrojë e të improvizojë. Sipas Limajt, Kurti propozoi të hiqet taksa, pa marrë asnjë zotim në këmbim.

“Shkove e hiqe taksën pa negociu me Serbinë, pa kërku asgjë”, ka thënë Limaj.

Limaj thotë se Kurti nuk po sillet si lider i shtetit dhe se atij do t’i kërkohet menjëherë të shkojë në dialog, pas heqjes së taksës.

 “Menjëherë pasi e largon taksën do të shkosh në dialog pas një jave. Kanë me të cu. Ose ndoshta jo menjëherë se Vuciqi i ka zgjedhjet në Serbi, por do të shkosh”, ka thënë Limaj.

“Tema kryesore e kësaj qeverie është dialogu me Serbinë. Merru me temën kryesore se krejt bota po merret me dialogun tonë e ti jo”.

“Ti ke lypë krejt ose asgjë në opozitë. Tash je ka i lëshon krejt”, ka thënë Limaj.

“70 për qind të fjalimit tënd e ke pasur për LDK’në. E këqyrshe Kadrinë por e pate për LDK’në.  Keni probleme. Unë i analizojë këto sene” tha Limaj.

(Kosova Sot Online)