Frika nga koronavirusi, ministri gjerman nuk ia jep dorën Merkelit

  • 02 March 2020 - 15:53
Frika nga koronavirusi, ministri gjerman nuk ia jep dorën Merkelit

Ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer, refuzoi t’ia jepte dorën kancelares Angela Merkel për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit.

Në pamjet e publikuara në internet shihet se si ministri Seehofer ia lë dorën e zgjatur kancelares Merkel gjatë një samiti të mbajtur të hënën në Berlin.

Kancelarja e mori shtruar këtë sjellje, duke e tërhequr dorën dhe duke qeshur bashkë me një ministër tjetër, shkruan “Daily Mail”.

“Kjo është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha ajo dhe u ul në ulësen e caktuar për të, përderisa edhe personat e tjerë u dëgjuan duke qeshur.

Ministri Seehofer tha të dielën para medieve se nuk është duke i shtrënguar duart me të tjerët për shkak të koronavirusit dhe se shpreson që vaksina kundër virusit të ri të jetë e gatshme brenda disa muajve.

(Kosova Sot Online)