Haradinaj i kapet LV-së: Keni ndryshu, po thoni profa burrë i mirë

  • 02 March 2020 - 18:41
Haradinaj i kapet LV-së: Keni ndryshu, po thoni profa burrë i mirë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i ka përmendur në seancë të Kuvendit ndryshimet që sipas tij i ka pësuar Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin.

Haradinaj fillimisht e ka përmendur demarkacionin, dhe emërimin në krye të komisionit të deputetit të LV-së, Shpejtim Bulliqit.

“Me i dëgju vjershat e do deputetëve shumë bukur po tingëllojnë, demarkacionin e kemi kundërshtu bashkë, kemi arritë me e nxjerrë një marrëveshje në mes të dy deputetëve, kemi shkarku një komision dhe kemi emëru një komision të ri, dhe z.Shpejtim Bulliqi e kemi emëru në krye të këtij komisioni, tha Haradinaj, teksa shtoi se LV-ja ka ndryshuar qëndrim edhe sa i përket Isa Mustafës.

“Keni ndryshu në qëndrim ndaj Isa Mustafë, profa burrë i mirë”, tha ai.


(Kosova Sot Online)