Eksperti i ekonomisë këshillon Qeverinë e Kosovës: Kështu duhet të veprohet për ta ndalë ikjen e qytetarëve jashtë shtetit

  • 03 March 2020 - 07:33
Eksperti i ekonomisë këshillon Qeverinë e Kosovës: Kështu duhet të veprohet për ta ndalë ikjen e qytetarëve jashtë shtetit

“Për mua është shqetësues dhe alarmues raporti krahasimtar i cili tregon se në vitin 2012, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka qenë 1,820,631 banorë, ndërsa në vitin 2018, numri i banorëve rezidentë ishte 1,795,666. Kjo flet për një trend serioz të fillimit të tkurrjes së popullatës së Kosovës. Akoma më alarmante paraqitet gjendja nga raporti i MPB-së i cili tregon se në periudhën 2016-2018, Kosova ka humbur rreth 2 për qind të popullsisë së vendit, kryesisht nga migrimi që ka përfshirë grupmoshat e reja 25-44 vjeç. Kjo tregon se qytetarët e kanë humbur shpresën nga kjo politikë që ka qeverisur deri më tani dhe po marrin rrugët e botës. Kjo bindje duhet të ndryshohet urgjentisht më ndryshimin që ka ndodhur në polikun që po e drejton shtetin. Qeveria e re Kosovës duhet të tërheq sa më shumë investitor të huaj për krijimin e vendeve të reja të punës, për hapjen e fabrikave, apo ndonjë biznesi makro, ku këta të rijnë dhe të reja mundë të punojnë sipas profesioneve që i kanë”, thotë eksperti i ekonomisë Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i ekonomisë Dardan Grapci, kërkon masa urgjente nga Qeveria e re e Kosovës që ta parandalon trendin në rritje të zbrazjes së pa kontrolluar të shtetit nga qytetarët, dhe masa mbrojtëse nga zvogëlimi i natalitetit, dy rreziqe që e kërcënojnë seriozisht elementin bazë të shtetit, popullatën, tkurrjen e numrit të popullatës në vend.

Sipas Grapcit, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës që flasin për rënien e konsiderueshme të numrit të lindjeve dhe për numrin në rritje të qytetarëve që kanë ikur apo kanë lëshuar Kosovën mundë të ndryshohen, për tu kthyer në trendë të tjera pozitive, vetëm me zhvillim ekonomik, proces ky që duhet dhe mundë të përshpejtohet me hapjen e tregut të Kosovës për investimet e huaja, krahas stimulimit të ekonomisë vendore me masa lehtësuese për zhvillim dhe hapje të vendeve të reja të punës, e të ardhura që garantojnë mirëqenie stabile për qytetarët.

Image
Dardan Grapci

“Për mua është shqetësues dhe alarmues raporti krahasimtar i cili tregon se në vitin 2012, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka qenë 1,820,631 banorë, ndërsa në vitin 2018, numri i banorëve rezidentë ishte 1,795,666. Kjo flet për një trend serioz të fillimit të tkurrjes së popullatës së Kosovës. Akoma më alarmante paraqitet gjendja nga raporti i MPB-së i cili tregon se në periudhën 2016-2018, Kosova ka humbur rreth 2 për qind të popullsisë së vendit, kryesisht nga migrimi që ka përfshirë grupmoshat e reja 25-44 vjeç. Kjo tregon se qytetarët e kanë humbur shpresën nga kjo politikë që ka qeverisur deri më tani dhe po marrin rrugët e botës. Kjo bindje duhet të ndryshohet urgjentisht më ndryshimin që ka ndodhur në polikun që po e drejton shtetin. Qeveria e re Kosovës duhet të tërheq sa më shumë investitor të huaj për krijimin e vendeve të reja të punës, për hapjen e fabrikave, apo ndonjë biznesi makro, ku këta të rijnë dhe të reja mundë të punojnë sipas profesioneve që i kanë. Nëse edhe Qeveria e re Kosovës dështon në hartimin e një plani strategjik për senzibilizimin e të rinjve të Kosovës. Unë mendoj që vetëm brenda këtij viti nga Kosova do të largohen së pakur edhe 20.000 mijë qytetar të tjerë të grupmoshave të reja, të përgatitur për tregun e punës e në pamundësi që atë të gjejnë në shtetin tonë”, thotë eksperti i ekonomisë Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

E sipas Grapcit, kjo qeveri duhet të ketë Project të veçantë të stimulimit të rritjes së natalitetit dhe luftimit të trendit të zvogëlimit të tij.

“Është vërtetë shqetësuese që edhe në Kosove ka filluar tkurrja e popullsisë. Sipas traditave që i kemi pasur më përpara në Kosovë, natalitetit ka qenë në rritje nga 1.3 deri ne 2.0%, ose çdo vit në Kosovë kishim mbi 1000 lindje të foshnjave, për dallim që tani po ndodhë tërësisht e kundërta, kemi zvogëlim për të njëjtat përmasa. Përveç përmirësimit të kushteve të jetesë, zhvillimit ekonomik dhe punësimit, për ta parandaluar këtë trend në rritje të zvogëlimit të natalitetit kërkohen edhe masa edukative, duke filluar nga familja e për të kaluar edhe në të gjitha nivelet e edukimit arsimor”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)