Kërkohet vullnet i mirë nga Bashkimi Evropian për Kosovën, kompromisi për taksën të shpërblehet me liberalizimi i vizave

  • 03 March 2020 - 07:42
Kërkohet vullnet i mirë nga Bashkimi Evropian për Kosovën, kompromisi për taksën të shpërblehet me liberalizimi i vizave

“Duke pasur parasysh faktin se BE-ja, ndonëse ka mbështetur pezullimin e taksës, por ende nuk është deklaruar publikisht në mënyrë pozitive për vizat, kërkesa e kryeministrit kosovar jo vetëm se është serioze dhe shumë e domosdoshme por edhe e parashtruar drejtë dhe pikërisht në momentin e duhur në pakon e shtat pikave të propozimit për taksën, në njërën prej të cilave, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkohet liberalizimi i vizave, i cili aty këtu thuhet se nga BE është kushtëzuar edhe me heqjen e tarifës. Ndaj duke njohur në hollësi kushtet e vendosura në të cilat përflitet se është përfshi edhe taksa, pas vendimit për heqjen e saj, Kryeministri Kurti me shumë arsye ka kërkuar nga Bashkimi Evropian edhe kohën e saktë kur BE duhet ti ofrojë Kosovës liberalizim të vizave, para Samitit të Zagrebit, që do të mbahet më 7 maj të këtij viti, në mënyrë që edhe BE, të mbajë dhe realizojë premtimet e saj dhe jo ti zhgënjejë edhe njëherë qytetarët e Kosovës me premtime boshe sipas shembullit të italianes, ala-Mogherini”, thotë analisti Politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Gani Qarri, e vlerëson të drejtë dhe për më tepër të qëlluar kërkesën e Kryeministrit Albin Kurti, të cilën e ka futur në propozimin e tij për heqjen e taksës ndaj Serbisë, ku në mes tjerash ka kërkuar edhe nga BE-ja heqjen e vizave për Kosovën si vlerësim i vullnetit të mirë nga pala kosovare për heqjen e taksës- tarifës100% ndaj produkteve serbe. Sipas analistit Qarri është serioze dhe e momentit të duhur një kërkesë e tillë e kryeministrit drejtuar në pakon e shtat pikave të propozimit për taksën, edhe ajo për liberalizimin e vizave, aq me tepër kur kryeministri Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian edhe kohën e saktë kur BE duhet ti ofrojë Kosovës liberalizim të vizave, para Samitit të Zagrebit, që do të mbahet më 7 maj të këtij viti. Ky reflektim pozitiv i BE-së në raport me Kosovën, sipas Qarrit duhet të vij me kohë pasi që BE-ja e ka vlerësuar pozitivisht edhe propozimin e kreut të Qeverisë për veprimet e përshkallëzuar të reciprocitetit me Serbinë sa i takon pezullimit të tarifës.”

Image
Gani Qarri

“Bashkimi Evropian, përkundër z. Grenell, ka përshëndetur vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës, madje zëdhënësi i Josep Borellit Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano përmes në një komunikate për shtyp,deklaroi publikisht se ky hap do të ketë efekt pozitiv edhe në rivendosjen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në mënyrë që pas zhgënjimit të thellë, të rikthehet sërish besimi i humbur i qytetarëve të Kosovës te Bashkimi Evropian, kryeministri Albin Kurti, në propozimin e tij për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave të Serbisë, me shumë të drejtë dhe në mënyrë eksplicite, ka kërkuar që në shenjë të vlerësimit të vullnetit të mirë të palës kosovare edhe BE, përfundimisht të mbajë premtimet e veta dhe pa vonuar të heqë vizat për qytetarët e Kosovës”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Gani Qarrit, tani është në tavolinën e bashkimit Evropian që të merr vendim të vullnetit të mirë dhe ta shpërblej Kosovën me liberalizimin e vizave, aq më tepër kur edhe vlerësimi i Komisionit Evropian është në favor të këtij vendimi, është vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. “Duke pasur parasysh faktin se BE-ja, ndonëse ka mbështetur pezullimin e taksës, por ende nuk është deklaruar publikisht në mënyrë pozitive për vizat, kërkesa e kryeministrit kosovar jo vetëm se është serioze dhe shumë e domosdoshme por edhe e parashtruar drejtë dhe pikërisht në momentin e duhur në pakon e shtat pikave të propozimit për taksën, në njërën prej të cilave, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkohet liberalizimi i vizave, i cili aty këtu thuhet se nga BE është kushtëzuar edhe me heqjen e tarifës. Ndaj duke njohur në hollësi kushtet e vendosura në të cilat përflitet se është përfshi edhe taksa, pas vendimit për heqjen e saj, Kryeministri Kurti me shumë arsye ka kërkuar nga Bashkimi Evropian edhe kohën e saktë kur BE duhet ti ofrojë Kosovës liberalizim të vizave, para Samitit të Zagrebit, që do të mbahet më 7 maj të këtij viti, në mënyrë që edhe BE, të mbajë dhe realizojë premtimet e saj dhe jo ti zhgënjejë edhe njëherë qytetarët e Kosovës me premtime boshe sipas shembullit të italianes, ala-Mogherini”, thotë analisti Politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)