E thotë analisti i njohur: Kjo është lidhja kriminale e vrasjes tinëzare të luftëtarit të UÇK-së Qerim Kelmendit

  • 03 March 2020 - 07:50
E thotë analisti i njohur: Kjo është lidhja kriminale e vrasjes tinëzare të luftëtarit të UÇK-së Qerim Kelmendit

Motivet e vrasjes së tij janë pikërisht deklaratat e bëra nga ai kohë më parë lidhur me ekzistimin e Listës me emra të personaliteteve politike, siç ishte emir ish-presidentit Rugova dhe shumë të tjerëve, për tu vrarë nga UCK-ja. Pastaj Emri i Qerim Kelmendit po ashtu është ndërlidhur edhe me vrasjet e tjera në rajonin e Pejës, sidomos me vrasjen e deputetit dhe ish-komandantit të UCK-së në Zonën e Rugovës, Smajl Hajdaraj. Pra, duke marrë parasysh të gjithë këto, natyrisht se dikujt nga ish-shokët e tij që mbajnë apo kanë mbajtur pozita të larta shtetërore , e që priten të kenë aktakuza, dëshmia apo çfarëdo intervistimi nga Gjykata Speciale i Qerim Kelmendit, e kanë parë si rrezikim të tyre, apo edhe përfundimisht fundosjen e tyre”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Nexhat Haziri, duke u mbështetur në aktin e fundit kriminal, mënyrën se si u vra ish veprimtari dhe luftëtari i UÇK-së Qerim Kelmendi, e madje përpjekjen për të ja zhdukur edhe kufomën duke djegur automjetin në të cilin ai është gjetur i pa jetë, shprehë shqetësimin e tij se vendi mundë tërrëshqet në një situatë të rrezikshme e të pa kontrolluar, të fillimit të hakmarrjes dhe likuidimit të misterioz të figurave të ndryshme që kanë dëshmi për krimet e luftës, pikërisht në kohën kur po pritet vetëm bërja publike dhe zyrtarizimi i aktakuzave të para nga Gjykata Speciale, të shoqëruara edhe me arrestimet e të dyshuarve për krimet, në zbulimin e të cilave dështoi drejtësia kosovare tash e dy dekada. Sipas Nexhat Hazirit, vrasja e Qerim Kelmendit, njërit ndër ushtarët e par të UÇK-së është vetëm një indikator që flet për situatën e rrezikshme që mundë të futet vendi dhe del nga kontrolli i organeve të sundimit të ligjit, sepse është në pyetje një numër i madh i të ftuarve nga Gjykata Speciale, qoftë në cilësi të dëshmitarëve por edhe të të akuzuarve.

Image
Nexhat Haziri

“Ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale, vendin do ta shpije drejtë një situate të rrezikshme të destabilitetit politik, po ashtu edhe të sigurisë së brendshme, pasi këto aktakuza prekin politikanët e profilit të lartë politik, ish eksponentët e lartë të UCK-së. Vrasja e Qerim Kelmendit është paralajmërim i një situate të tensionuar që na pret në prag të ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale. Vrasja e Qerim Kelmendit, është vrasje brenda llojit politik dhe ideologjik, dhe që lidhet drejtpërsëdrejti me Gjykatën Speciale, dhe vrasjet e pasluftës në rajonin e Pejës”, thotë Nexhat Haziri pwr “Kosova Sot Online”. Këtu sipas Hairit, mund të themi se ka dështuar edhe Gjykata Speciale, pasi Qerim Kelmendi ishte në listën që do të ftohej nga kjo gjykatë në cilësinë e të dyshuarit. “Motivet e vrasjes së tij janë pikërisht deklaratat e bëra nga ai kohë më parë lidhur me ekzistimin e Listës me emra të personaliteteve politike, siç ishte emir ish-presidentit Rugova dhe shumë të tjerëve, për tu vrarë nga UCK-ja. Pastaj Emri i Qerim Kelmendit po ashtu është ndërlidhur edhe me vrasjet e tjera në rajonin e Pejës, sidomos me vrasjen e deputetit dhe ish-komandantit të UCK-së në Zonën e Rugovës, Smajl Hajdaraj. Pra, duke marrë parasysh të gjithë këto, natyrisht se dikujt nga ish-shokët e tij që mbajnë apo kanë mbajtur pozita të larta shtetërore, e që priten të kenë aktakuza, dëshmia apo çfarëdo intervistimi nga Gjykata Speciale i Qerim Kelmendit, e kanë parë si rrezikim të tyre, apo edhe përfundimisht fundosjen e tyre. Dhe kur them se në këtë rast ka dështuar edhe Gjykata Speciale, mendoj se autoritet e kësaj gjykate është dashur që lista e personave të caktuar që do të ftoheshin për intervistime qoftë si të dyshuar apo edhe dëshmitar, është dashur të jetë më konfidenciale”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, vrasjet e kësaj natyre mundë të porositen dhe paguhen shtrenjtë nga politikanët e fuqishëm që i frikësohen Gjykatës Speciale dhe që për këto vite kanë arritur të bëhen milioner me paratë e krimit të organizuar.

“Me vrasjen e Qerim Kelmendit kuptojmë se sa larg ka shkuar infiltrimi i njerëzve të paguar nga politikanë të fuqishëm të Kosovës që vijnë nga i ashtuquajturi “Krahu i Luftës” që janë target i Gjykatës për hetim ndaj tyre dhe potencialisht për t’iu ngritur aktakuzat, në përpjekjen e tyre për ta dëmtuar procesin e Gjykatës Speciale dhe mundësisht për ta shpëtuar “lëkurën e tyre”, thotë analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)