Kështu do të duket fletëvotimi për të parin e Podujevës

  • 03 March 2020 - 08:11
Kështu do të duket fletëvotimi për të parin e Podujevës

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita e votimit në Podujevë.

Tashmë, KQZ ka bërë gati edhe fletëvotimet që do të duken kështu.

Dizajni dhe përmbajtja e këtij fletëvotimi është miratuar nga KQZ-ja pas tërheqjes se shortit për renditjen e kandidatëve në fletëvotim.

Kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari e ka numrin 11, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi 12, ndërsa kandidati i PDK-së, Naim Fetahu numrin 10.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës do të mbahen, pasi kryetari i kësaj komune, Agim Veliu ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë për t’u bërë ministër i Punëve të Brendshme.

(Kosova Sot Online)