Ky është shteti afrikan që sipas Ivica Daçiq ka tërhequr njohjen e Kosovës

  • 03 March 2020 - 08:47
Ky është shteti afrikan që sipas Ivica Daçiq ka tërhequr njohjen e Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Sipas Daçiq, Sierra Leone, shtet në Afrikën Perëndimore, është shteti i tetëmbëdhjetë që e tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Me një kënaqësi të veçantë mund t’ua tregoj notën e ministrisë së Jashtme, në të cilën theksohet se Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe se do t’i respektojë rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd, me ndërmjetësimin e BE’së dhe OKB’së”, ka thënë Daciq.

Ai tutje ka shtuar se prej 193 shteteve anëtare të OKB-‘ë, 92 shtete e njohin pavarësinë e Kosovës, 96 nuk e njohin atë, përderisa pesë shtete ndodhen në një gjendje fluide, përkatësisht e njohin Kosovën, por nuk votojnë më për të.

Sipas tij, kjo nënkupton se Kosova nuk e ka më shumicën në OKB.

Ndërkaq, sa i përket MPJ’së së Kosovës ende nuk kanë reaguar rreth një lajmi të tillë.

(Kosova Sot Online)