Erdhi në Prishtinë, zvicerani vdes në hotel

  • 03 March 2020 - 10:30
Erdhi në Prishtinë, zvicerani vdes në hotel

Të hënën në një hotel në Prishtinë, një shtetas zviceran është gjetur pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Ilaz Agushi” në Prishtinë, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)